LAJMI I FUNDIT:

SBASHK paralajmëron greva më 2 prill nëse nuk përfillen kërkesat e tyre, kërkon tu paguhen edhe nga 100 euro shtesë mësimdhënësve

SBASHK paralajmëron greva më 2 prill nëse nuk përfillen kërkesat e tyre, kërkon tu paguhen edhe nga 100 euro shtesë mësimdhënësve
Foto: Arkiv

Rritja e çmimeve në produktet bazë për konsum në Kosovë, ka bërë që Sindikata e Bashkuar e Arsimit të dalë me një kërkesë për Qeverinë e Kosovës.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një prononcim për Telegrafin tha se kanë kërkuar që Qeveria t’i mbështesë ata me nga 100 euro, pasi sipas tij pas ngritjes së çmimeve të të gjithë artikujve është varfëruar shporta e punëtoreve të arsimit.


“Këshilli Drejtues në mbledhjen e jashtëzakonshme  e ka parë të arsyeshme sepse Ligji i Pagave po shihet se ka tendenca të mos bëhet me kohë, nuk dihet se kur do të shkoj në Kuvend për votim. Ne kemi insistuar që pas ngritjes së vazhdueshme të çmimeve në të gjithë artikujt elementar ne kemi kërkuar nga Qeveria Kurti që të mbështesë të punësuarit në sektorin e arsimit me nga 100 euro në pagë. Konsiderojmë që është e udhës që Qeveria Kurti të intervenojë ti ndihmojë punëtorët e arsimit dhe të tjetër me një shtesë prej 100 eurove dhe kjo të vlejë deri sa të filloj implementimi i Ligjit të Pagave pas marrëveshjes me sindikatat. Pagat aktuale janë zbehur tani për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve dhe konsiderojmë që qeveria Kurti duhet të intervenojë”, u shpreh Jasharaj.

Jasharaj shtoi se nuk do të hasin në bashkëpunim nga Qeveria, atëherë më 2 prill do të detyrohen ta fusin në grevë të gjithë sistemin e arsimit në Kosovë.

“Ne kemi formuar një komision pune nga ekspertët e ekonomisë dhe nga profesorët tanë të matematikës, të cilët janë duke punuar për koeficientin. Ne jemi duke punuar që të japim versionin tonë me argumente për Ligjin e Pagave dhe presim nga Qeveria mbështetje me shtesën për 100 eurove. Por nëse nuk ndodhë e tëra çfarë do të ndodhë ne si SBASHK dhe komisioni si organi më i lartë i SBASHK-ut, do të raportojmë për situatën. Por unë kam frikë që nëse gjërat vazhdojnë të rrjedhin kështu, që Qeveria të mos bashkëpunojë, me 2 prill delegatët e kongresit që janë përfaqësues të arsimit por edhe të kulturës do të sjellin vendim për veprime sindikale, çfarë do të jenë ato veprime unë nuk mund të flas tani por kam frikë që prilli do ta kthejë sërish sistemin arsimorë në grevë, që nënkupton se kjo grevë do të vlejë që nga çerdhet deri të universitete”, theksoi ai.

Ai shtoi se Ligji i Pagave për ta do të vlejë vetëm atëherë  kur të ulën dhe do të jenë në tavolinë të barabartë dhe jo vetën në cilësinë e vëzhguesit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori