LAJMI I FUNDIT:

Sava Janjiq kërkon të respektohet vendimi i Gjykatës për pronën e Manastirit

Sava Janjiq kërkon të respektohet vendimi i Gjykatës për pronën e Manastirit

Igumeni i Manastirit të Deçanit, Ati Sava Janjiq, i ka deklaruar Radios Evropa e Lirë se beson që “ligji do të respektohet nga të gjithë” në rastin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i njeh të drejtën e pronës mbi 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit.

Ai tha se Manastiri e ka mirëpritur vendimin e institucionit më të lartë gjyqësor në Kosovë për pronën dhe vlerësoi se kjo është “çështje plotësisht ligjore”.


Igumeni i Manastirit të Deçanit i bëri komentet pas protestave të qytetarëve të Deçanit, nën organizimin e kryetarit të komunës, të mbështetur nga forcat politike në komunë, në kundërshtim të vendimit të Gjykatës, të cilin e cilësuan si politik.

Ata kanë theksuar se nuk do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës dhe se do të vazhdojnë protestën deri në ndryshimin e tij.

Por, për Sava Janjiq, çështja “është e mbyllur dhe ligji duhet të respektohet”.

“Kjo është çështje e organeve të drejtësisë së Kosovës dhe organeve të tjera, sepse vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë vendime të një organi më të lartë të drejtësisë në Kosovë dhe ne shpresojmë se ligji do të respektohet për të gjithë”, tha Sava Janjiq për REL.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, pak javë më parë, mori vendimin që të mos e kthejë lëndën për pronat e Manastirit për rishqyrtim në Gjykatën Komunale në Deçan, të cilën e kanë kërkuar protestuesit dhe kryetari i komunës, Rasim Selmanaj.

Gjykata Kushtetuese e konsideron vendimin e Gjykatës Supreme të vitit 2012, me të cilën i njihet e drejta në pronësi Manastirit të Deçanit, si çështje të mbyllur.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese u përkrah nga Dioqeza e Kishës Ortodokse Serbe për Rashkën dhe Prizrenin, e cila vlerësoi se Gjykata ka treguar gatishmëri dhe kompetencë për të marrë një “vendim të paanshëm, me të cilin mbrohet e drejta në pronë e Manastirit”.

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Vdes 71-vjeçari në Lipjan, goditet nga një kamion derisa ishte brenda në veturë

Vdes 71-vjeçari në Lipjan, goditet nga një kamion derisa ishte brenda në veturë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori