LAJMI I FUNDIT:

SASHK-u kundërshton marrëveshjen e arritur në kuadër të Këshillit Socio-Ekonomik për rritjen e pagave prej 10%

SASHK-u kundërshton marrëveshjen e arritur në kuadër të Këshillit Socio-Ekonomik për rritjen e pagave prej 10%

Sindikata e Arsimit fillimisht kërkon harmonizim të pagave bazuar në rritjen e pagës minimale për vitin 2023 dhe më pas të shtohet rritja e planifikuar prej 10 %. Kjo rritje parashihet në propozim tekstin e Marrëveshjen së përgjithshme kolektive për sektorin publik. Kreu i SASHK-ut Jakim Nedellkov në deklaratë tha se në këtë rast punonjësit në arsim mbeten më të diskriminuarit.

“Arsyeja e dytë është se në vitin 2024 nuk ëshë planifikuar asnjë lloj harmonizim i pagave pavarësisht inflacionit ose rritjes se shpenzimeve për jetesë. Rritja e ardhshme planifikohet diku në vitin 2025 ndërsa harmonizim për vitin 2024, që sipas llogarisë tonë do të jetë 2-3 % kështu që ato kushte për ne janë të papranueshme”, tha Jakim Nedellkov, SASHK.


Nedellkov tha se nuk do të lëshojnë pe derisa kompetentët e Arsimit dhe Financave të binden ndaj kërkesave të SASHK-ut. Madje, Nedellkov nuk përjashtoi edhe mundësinë e organizimit të protestave.

“Akoma jemi të hapur për bisedime, fillimisht ti bindim kompetentët nga Ministria e Arsimi dhe ajo e Financave të kemi harmonizim të pagave për vitin 2023 dhe ndonjë dinamikë për vitin 2024 për atë që duhet të jetë dallimi mes vendeve të punës që është shkelur për shkak të rritjes enorme të pagës minimale në vitet e fundit, pra të kemi një periudhë të harmonizimit. Kjo do të ishte zgjidhja e duhur. Në rast se arrijmë marrëveshje me kompetentët atëherë do të jetë në rregull në të kundërtën do të konsultohemi me anëtarësinë, të marrim qëndrimin dhe mendimet e tyre dhe në bazë të kësaj do të marrim vendime”, u shpreh Jakim Nedellkov, SASHK.

Marrëveshja e përgjithshme kolektive e propozuar parashikon që paga e shtatorit për të gjithë punonjësit në sektorin publik të rritet për 10% të pagës neto dhe të ketë “K-15” prej 10 mijë denarëve. Në ndërkohë, nga viti 2024, “K-15” në sektorin publik pritet të jetë së paku 30% e pagës që marrin. Pika tjetër ishte ajo e metodologjisë se re që do të vihet në zbatim nga muaji mars 2025 që pagat në sektorin publik të rriten duke marrë për bazë bruto pagën mesatare dhe plus koeficientet. /Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla: Arsenali i armëve që u kap në veri, mbetje nga grupi terrorist i Radoiçiqit

Sveçla: Arsenali i armëve që u kap në veri, mbetje nga grupi terrorist i Radoiçiqit

Siguri
Çitaku: Shkuarja në zgjedhje përmes dorëheqjes së kryeministrit Kurti nuk po duket opsion real

Çitaku: Shkuarja në zgjedhje përmes dorëheqjes së kryeministrit Kurti nuk po duket opsion real

Politikë
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Lajme
Historiani Noel Malcolm: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacionin është një qasje e padrejtë

Historiani Noel Malcolm: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacionin është një qasje e padrejtë

Lajme
Policia gjen arsenal armatimi në veri të Kosovës, një ish-zyrtar policor ndalohet për intervistim

Policia gjen arsenal armatimi në veri të Kosovës, një ish-zyrtar policor ndalohet për intervistim

Lajme
Befason Muhaxheri: LVV dhe PDK janë marrë vesh për datën e zgjedhjeve, më së largu më 7 korrik

Befason Muhaxheri: LVV dhe PDK janë marrë vesh për datën e zgjedhjeve, më së largu më 7 korrik

Lajme
Kalo në kategori