Sasa hedh dyshime te Labi: Dukesh që mund të martohesh me një burrë, që ke preferenca për meshkuj

Mbrëmë në Big Brother VIP Kosova është zhvilluar një nga debatet më të nxehta të këtij sezoni. Në qendër të diskutimit u gjendën Sasa, Alba dhe Labinoti, pasi një shaka (prank) e bërë nga Alba ndaj vajzave solli situatë të tensionuar brenda shtëpisë.
Fillimisht, debati nisi për shkak të keqkuptimeve rreth veprimit të Albës, por shumë shpejt biseda mori kahje krejt tjetër. Në kulmin e debatit, Sasa iu drejtua Labit me një koment që ndezi edhe më shumë atmosferën:
“Dukesh që mundesh me u martu me një burrë. Dukesh që ke preferencë një burrë”, i tha ajo.
- YouTube youtu.be
Labi reagoi menjëherë, duke e mohuar deklaratën, por pa e humbur tonin e qetë. Ai theksoi se nuk e ndante të njëjtin mendim me Sasën, por i respektonte të drejtën e saj për të pasur një opinion.
Sido që të jetë, ky debat ka shtuar edhe më shumë tensionin dhe kuriozitetin për zhvillimet e radhës brenda shtëpisë më të famshme në vend. /Telegrafi/


























































