Banorja Saranda Hoda, e njohur si Sasa, është larguar nga gara e Big Brother VIP Kosova, duke u bërë banorja e radhës që i jep fund rrugëtimit të saj në këtë format.

Sasa ka lënë shtëpinë me vetëdëshirë, duke sqaruar se vendimi i saj lidhet me arsye shëndetësore. Ajo ka bërë të ditur se gjatë muajit janar duhet të kryejë disa vizita mjekësore jashtë Kosovës, të cilat i ka të planifikuara prej kohësh.


Gjatë deklarimit të saj, Sasa theksoi se nuk e ndiente më veten plotësisht prezente dhe e përfshirë në dinamikën e lojës brenda shtëpisë, çka e shtyu të marrë vendimin për t’u tërhequr nga gara.

- YouTube youtu.be

“E ndjeva që nuk jam më këtu me mendje dhe me shpirt, ndaj vendosa të largohem vetë”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se shëndeti dhe mirëqenia personale kanë qenë prioritet mbi vazhdimin e lojës.

- YouTube youtu.be

Largimi i saj është pritur me reagime të ndryshme nga banorët dhe publiku, ndërsa produksioni e ka respektuar vendimin e marrë. Mbetet të shihet se si ky largim do të ndikojë në dinamikat e mëtejme të shtëpisë dhe në zhvillimet e ardhshme të spektaklit. /Telegrafi/