Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri, është rikuperuar pas një sëmundjeje të lehtë dhe është kthyer në qendrën stërvitore të klubit për të drejtuar seancën e planifikuar të së mërkurës në mbrëmje.

Më herët gjatë ditës, mediat italiane raportuan se Sarri ishte shtruar në klinikën “Villa Mafalda” në Romë për një sëmundje të paidentifikuar.


Por Lazio doli me një komunikatë zyrtare duke qetësuar situatën: “Trajneri Sarri po kthehet në Formello dhe do të drejtojë seancën stërvitore në orën 18:00 si zakonisht. Mëngjesin e sotëm iu nënshtrua një kontrolli të plotë mjekësor, më i gjerë se testet standarde për lojtarët”.

Kjo ndodh vetëm dy ditë pas fillimit të përgatitjeve parasezonale të Lazios dhe një ditë pas lajmit për shtrimin në spital të trajnerit të Torinos, Ivan Juriç, për shkak të problemeve respiratore.

Stërvitja e mbrëmjes do të zhvillohet normalisht nën drejtimin e Sarrit, i cili ka marrë dritën jeshile nga mjekët për të vijuar punën me ekipin. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app