LAJMI I FUNDIT:

Sarri: Nuk është e lehtë që Dybala dhe Ronaldo të luajnë së bashku, Pjanic duhet ta kuptojë që është lojtarë i jashtëzakonshëm

Sarri: Nuk është e lehtë që Dybala dhe Ronaldo të luajnë së bashku, Pjanic duhet ta kuptojë që është lojtarë i jashtëzakonshëm

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri e ka pranuar se nuk është e lehtë që Paulo Dybala dhe Cristiano Ronaldo të luajnë së bashku, ndërsa shtoi se Miralem Pjanic duhet ta kuptojë që është një lojtar i shkëlqyeshëm.

Trajneri ka folur për Sky Sport Italia para ndeshjes gjysmëfinale që zhvillohet të premten në Kupën e Italisë përballë Milanit, që do të jetë edhe ndeshja e parë pas rikthimit nga bllokimi për shkak të COVID-19.

“Dybala është një lojtar fenomenal dhe vështirësia jonë e vetme është se nuk është e lehtë që dy lojtarë si Dybala dhe Cristiano Ronaldo t’i bëjmë të bashkëjetojnë, por ata gjithmonë mund të bëjnë diferencën”.


Maurizio Sarri (Foto: Juventus EN/Twitter)

“Nuk është e thjeshtë në një nivel taktik t’i përdorësh së bashku, por kur dy lojtarë me këtë lloj cilësie janë të disponueshëm, pjesa tjetër e skuadrës duhet të përshtatet, si kur sulmon ashtu edhe mbron”.

Sipas tij kundërshtari ka më shumë hapësira, por është një problem i këndshëm.

Pjanic është i lidhur vazhdimisht me një largim nga Juventus këtë verë, ku Barcelona kryeson për interesim, ndërsa në garë janë edhe PSG, Chelsea dhe Manchester United.

“Ai duket shumë më mirë tani sesa ai para bllokimit. Fola shumë me Miralemin, ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe nuk mund të lejoj që ai të ketë katër ose pesë ndeshje nën standardet e tij, kjo është ajo që ndodhi kohët e fundit”.

“Ai u pajtua me mua dhe u përpoq në fillim për të gjetur forcën për të reaguar, por ai duhet të bindë veten se ai është një lojtar i shkëlqyeshëm. Ai mund të gabojë një ndeshje, por duhet të ngre kokën lart dhe të reagojë. Ka qenë një udhëtim pozitiv mendor për të dhe ai mund të rikthehet”, ka thënë Sarri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Liga e Kampionëve

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

La Liga
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Ndërkombëtare
Kalo në kategori