Klubi anglez, Chelsea janë duke shikuar për një marrëveshje me Barcelonën për mesfushorin e tyre, Denis Suarez.

Mesfushori spanjoll po luan pak nën urdhrat e Ernesto Valverdes këtë sezon dhe kjo nuk po i pëlqen aspak.


Kjo pasi, ai këtë sezon ka luajtur vetëm tetë minuta në La Liga.

Suarez ka deklaruar gjithashtu se nuk është i lumtur me situatën e tij te Barcelona dhe mund të largohet nga Camp Nou.

Denis Suarez Denis Suarez (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, nuk mungojnë skuadrat të cilat e duan spanjollin në radhët e veta.

Maurizio Sarri Sarri është adhurues i madh i Suarezit (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Sipas mediumit italian Calciomercato, Chelsea po shikon mundësinë e transferimit të Suarezit në Stamford Bridge.

Ky medium raporton gjithashtu se trajneri i Bluve, Maurizio Sarri është tifoz i madh i lojës së 24-vjeçarit.

Suarez thuhet se mund të kalojë si huazim gjashtëmujor te Chelsea në janar, ndërsa Cesc Fabregas të lëviz në drejtim të Milanit. /Telegrafi/

telegrafi sport app