LAJMI I FUNDIT:

Sarkozy garon sërish për president të Francës

Sarkozy garon sërish për president të Francës

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, do të garojë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Këtë e ka bërë të ditur vet Sarkozy përmes rrjetit social Facebook, duke thënë ndjehet I fuqishëm për të udhëhequr vendin në kohë trazirash.


“Kam vendosur të jem kandidat në zgjedhjet presidenciale 2017. E ndjej se kam fuqinë ta udhëheq këtë betejë, në një kohë të trazuar të historisë sonë”, ka shkruar Sarkozy në Facebook,

Sarkozy pati  humbur zgjedhjet më 2012 kundrejt presidentit aktual, Francois Hollande.