Kryetari i Partis Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviq, ka paralajmëruar strukturat e sigurisë në BE, SHBA dhe Britaninë e Madhe, se gazetat e përditshme në Serbi “Alo” dhe “Informer” mund të përfshihen në tregtinë e narkotikëve në territorin e Serbisë dhe BE-së, si dhe pastrim të parave.
Këtë paralajmërim, Sanduloviq e ka publikuar në platformën “X”.
Ai thotë se ka informacione se këto gazeta ditore shërbejnë si fazë ballore për krime të tilla të rënda.
“Meqenëse “ALO” dhe “INFORMER” njihen si grushte rrahëse të regjimit kriminal në Serbi për persekutimin e kundërshtarëve të tyre politikë dhe nën kontrollin e drejtpërdrejtë të kriminelit të luftës dhe diktatorit Aleksandar Vuçiq, ne nuk jemi në gjendje t’i verifikojmë këto pretendime në autoritetet shtetërore të Serbisë, prandaj u bëjmë thirrje gjykatave ndërkombëtare dhe strukturave të sigurisë që ta kontrollojnë dhe ta përcaktojnë këtë”, shkroi ai.
Tutje, Sanduloviq ka shprehur gatishmërinë që të ofrojë informacione të nevojshëm, duke thënë se ëshë i gatshëm të përfshihet dhe të kontribuojë 24/7 në këtë proces përcaktimi.
Sipas tij, gazetat e përditshme “ALO” dhe “INFORMER” janë në kontakt me persona që janë nën sanksionet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.
Këta persona thotë Sanduloviq, akuzohen për krime të rënda, trafik droge, vrasje politike, pastrim parash, tregti armësh dhe terrorizëm, si dhe personat individualë nga ai grup janë në listën e të kërkuarve të INTERPOL-it.
“Kërkojmë kontrollin e të gjitha kontakteve të gazetave të përditshme “ALO” dhe “INFORMER”, si dhe kontrollin e flukseve të parave që kanë dhe bëjnë këto të përditshme. Veçanërisht duam të theksojmë se gazetat e përditshme “ALO” dhe “INFORMER” kanë marrë pjesë aktive dhe për një kohë të gjatë në nxitjen e urrejtjes ndaj shqiptarëve dhe kroatëve. Ata me tekstet e tyre ndikojnë aktivisht te populli serb që të krijojë urrejtje ndaj tyre”, shkroi Sanduloviq./Telegrafi/
IMPORTANT WARNING!
The Republican Party of Serbia warns the security structures in the EU, USA and Great Britain that the daily newspapers in Serbia “ALO” and “INFORMER” may be involved in the narcotics trade in the territory of @Serbia and the EU, as well as the possible… pic.twitter.com/DuBaL6RzgO— Nikola Sandulovic (@Sandulovic_N) March 28, 2024
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur