LAJMI I FUNDIT:

Sandulloviq: Isha me fat dy herë, të njëjtin nuk e pati Navalny

Sandulloviq: Isha me fat dy herë, të njëjtin nuk e pati Navalny

Politikani opozitar serb Nikolla Sandulloviq, ka tërhequr një paralele interesante mes veprimeve të shtetit serb dhe atij rus.

Gjithçka filloi me lajmin e vdekjes së opozitarit rus Alexei Navalny, i cili ishte burgosur për shkak të kritikave ndaj Vladimir Putinit, transmeton Telegrafi.


Përbri fotografive të tij të postuara në rrjetin social pas lirimit të tij nga burgu dhe rrahjes brutale nga BIA serbe për shkak se vendosi lule në varrin e një vajze shqiptare të vrarë nga forcat serbe në Prekaz, ai vendosi edhe fotografitë e Navalnyt i cili ishte kritik i ashpër i Vladimir Putinit dhe qw u humbi jetën në burg.

Ai tha se ishte me fat dy herë, por se të njëjtin fat nuk e pati edhe Alexei Navalny – duke aluduar në atë se në vdekjen e opozitarit rus ka gisht vet kreu i shtetit.

“Nuk ka ndonjë dallim apo dyshim! Qëllimi ishte i njëjtë. Nikolla Sandulloviq ishte dy herë me fat, e Navanly nuk ishte me fat në herën e dytë”, ka shkruar Sandulloviq në llogarinë e tij në X.

Ndryshe Sandulloviq ishte ndalur nga policia serbe pas rikthimit të tij nga Kosova, ku kishte shkuar në Prekaz për të vendosur lule mbi varrin e një vajze në Prekaz që ishte vrarë nga forcat serbe.

Ai ishte marrë në pyetje nga BIA serbe ku ishte rrahur brutalisht. Madje ia ka pranuar se gjatë rrahjes së tij ishte i pranishëm edhe Millan Radoiçiqi, njeriu që organizoi sulmin terrorist në Banjskë, ku si pasojë humbin jetën një pjesëtarë i Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori