LAJMI I FUNDIT:

Samsung, Spin Digital dhe SES transmetojnë për herë të parë përmbajtje 8K nëpërmjet satelitit

Samsung, Spin Digital dhe SES transmetojnë për herë të parë përmbajtje 8K nëpërmjet satelitit

Samsung, Spin Digital dhe SES bashkojnë forcat për të transmetuar për herë të parë përmbajtje 8K nëpërmjet satelitit. Përmbajtja 8K transmetuar nëpërmjet ASTRA 28.2 gradë është prezantuar në eventin dy-ditor që është mbajtur në Luksemburg, ku Spin Digital ka ofruar ekspertizë për të koduar sinjale 8K me cilësi të lartë, SES gjerësinë e valës për të transmetuar sinjalin, dhe Samsung televizorin 8K me ekran të sheshtë për të marrë dhe deshifruar sinjalin e transmetimit direkt.

Përmbajtja 8K, me 7680×4320 piksels në 50 korniza, është koduar nga Spin Digital duke përdorur enkoderin e saj HEVC në një normë prej 70 Mbps për cilësinë e transmetimit, ndërsa transmetimi kryhet nga SES në një transponder të vetëm 33 MHz duke përdorur parametrat e transmetimit të DTH. Modeli 82” Samsung 8K Q950RB QLED merr këtë sinjal direkt dhe përdor parametrat e transmetimit DVB-S2 posaçërisht për këtë demo. Ky televizor Samsung përmban një dekodues video HEVC 50/60 fps, kompatibël me 8K, ndërfaqen më të fundit HDMI dhe është në gjendje të shfaqë përmbajtje në HDR. Televizori do të jetë së shpejti në dispozicion në të gjithë Evropën.

Transmetimi i përmbajtjes me cilësi 8K në formate të shumëfishta videoje bën thirrje për kodim eficent dhe teknologjinë e besueshme për këtë qëllim. Ndërsa teknologjia e kompresimit do të bëhet më efikase në vitet e ardhshme, produkti demo nënvizon faktin  se sateliti tashmë është i aftë të ofrojë shpejtësinë e nevojshme të transmetimit për shpërndarjen e sinjaleve 8K nëpër kontinente të ndryshme.

Eventi “Dita e Industrisë SES“, jo vetëm që është një platformë ideale për të shfaqur produktet dhe shërbimet më të fundit të mundësuara nga transmetimi satelitor, por ka fituar gjithashtu reputacionin si vendlindja e inovacionit, meqë mbi 300 pjesëmarrës nga 190 kompani në mbarë botën mblidhen së bashku për të diskutuar konceptet që po lulëzojnë në biznes dhe mënyrën se si ata mund të bashkëpunojnë së bashku për të sjellë zgjidhje më efikase dhe kosto-efektive për klientët e tyre.

“Samsung është i kënaqur që të bashkohet edhe një herë me SES-in në një tjetër demonstrim të teknologjisë pararojë në ditët e industrisë SES. Samsung është plotësisht i angazhuar në zhvillimin e një tregu të ardhshëm televiziv 8K dhe ky demonstrim i qëndrueshmërisë së platformës satelitore SES është një hap i rëndësishëm drejt këtij qëllimi “, tha John Adam, Kreu i Zhvillimit të Biznesit dhe Çështjeve Industriale në Samsung Research UK.

“Publiku sot dëshiron eksperienca më të pasura videoje që mund të përmbushen më së miri nga përmbajtja ultra-HD, kështu që shumë nga klientët tanë të transmetimit dhe videove po transferojnë kanalet e tyre në definicion të lartë (HD) dhe Ultra HD. “Do të kalojnë vite përpara se ekranet e sheshtë 8K ose videowallet të bëhen një pamje e zakonshme në dhomat tona të ndenjes. Sidoqoftë, ne po parashikojmë të ardhmen duke punuar me partnerët tanë të industrisë për të përmirësuar më tej përvojën e cilësisë së videos të konsumatorit dhe për të përcaktuar një standard transmetimi satelitor 8K “, – tha Thomas Wrede, Zv/President i Teknologjive të Reja dhe Standarde në SES Video.

Në trend Teknologji

Më shumë
Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Teknologji
Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Apple, Meta dhe Google do të hetohen nga BE-ja

Apple, Meta dhe Google do të hetohen nga BE-ja

Teknologji
Nga nesër, vetëm një lloj mbushësi do të përdoret për të gjithë telefonat, tabletët dhe fotoaparatet në BE

Nga nesër, vetëm një lloj mbushësi do të përdoret për të gjithë telefonat, tabletët dhe fotoaparatet në BE

Teknologji
Apple Vision Pro

Apple Vision Pro "shpërthejnë" në mesin e amerikanëve, njerëzit po i bartin në rrugë, vetura, tren dhe gjatë ‘shoppingut’

Teknologji
Kalo në kategori