LAJMI I FUNDIT:

Samsung së shpejti mund të sjell një telefon me kamerë 108MP

Samsung së shpejti mund të sjell një telefon me kamerë 108MP

Këto ditë kur performancat në telefona inteligjentë kanë filluar të jenë të njejta, një nga dallimet kryesore që prodhuesit e smartphone-ve po përpiqen të arrijnë është në departamentin e kamerave.

Në fakt, duket se Samsung mund të marrë vendin kryesor, me lansimin e një kamere 108MP në një telefon të ardhshëm.


Kjo është në bazë të një shpërbërje të aplikacionit Samsung Camera të gjetur në beta One UI 2.0, në të cilën u gjetën disa prova që treguan mbështetje për fotot me rezolucion 12,000 x 9,000, që kur përkthehet është rreth 108MP.

Mund të mos jetë befasi e plotë nëse do të ishte e vërtetë, për shkak se në fillim të këtij viti, u zbulua se Samsung po punonte në një sensor 108MP, që do të thotë se ishte vetëm çështje kohe përpara se të lëshohej për një nga telefonat e kompanisë.

108MP duket se është mbingarkesë për telefonat inteligjentë pasi shumica e fotove ngarkohen në mediat sociale dhe kompresohen, por gjithsesi është një përshtypje mbresëlënëse e teknologjisë.

Nuk dihet me siguri se cili telefon do të gjejë këtë sensor, por ekziston një shans i mirë që ai të mund të debutojë në Galaxy S11 të vitit 2020. /Telegrafi/