LAJMI I FUNDIT:

Samsung prezanton Exhibit 4G dhe Gravity Smart

Samsung prezanton Exhibit 4G dhe Gravity Smart

T-Mobile ka caktuar datat e lansimit të telefonave të rinj që bazohen në Android. Përkatësisht, bëhet fjalë për modelet e reja të Samsung, Exhibit 4G dhe Samsung Gravity Smart, të cilët do të lansohen në treg më 22 qershor.

Ndonëse operatori mobil i kishte paralajmëruar këto modele të telefonave të mençur më 1 qershor, asokohe ata nuk patën dhënë asnjë datë të mundshme për lansimin e tyre në treg.

Tani, të gjithë ata që duan telefona Android me karakteristika mesatare, e kanë mundësinë ë blerjes së tyre pas disa ditësh.
Samsung Exhibit 4G do të jetë bazohet në Android 2.3 Gingerbread dhe procesori me 1GHz, ndërsa telefoni gjithashtu do të ketë kamerën e pasme me 3MP me ndriçues, si dhe atë të përparme e cila do të shërbejë për video-komunikim.

Pas një kontrate dy vjeçare me operatorin, ky telefon kushton jo më shumë se 80 dollarë amerikan.


Ndërsa, modeli tjetër Samsung Gravity SMART, do të të vijë me Android 2.2 Froyo, ekran të ndjeshëm në prekje me 3.2 inç me Sëype, tastierë të plotë QWERTY, dhe kamerë me 3MP me ndriçues. Me kontrate dy vjeçare, ky telefon kushton 29.99 dollarë. / Telegrafi /