LAJMI I FUNDIT:

Samsung njofton lansimin e serisë së re të ‘Galaxy A51’ dhe ‘Galaxy A71’

Samsung njofton lansimin e serisë së re të ‘Galaxy A51’ dhe ‘Galaxy A71’

Samsung Electronics zbuloi sot Galaxy A71 dhe Galaxy A51, shtesat më të fundit të familjes Galaxy A.

ë ndërtuara për të sjellë risi domethënëse dhe përvojë të mrekullueshme celulare për të gjithë, Galaxy A71 dhe A51 janë të pajisura me karakteristika të përmirësuara: një bateri më e qëndrueshme për t’iu përshtatur axhendës tuaj të ngjeshur, një kamerë më të zgjuar për të ndihmuar në ‘kapjen’ e botës ashtu siç e shihni dhe një ekrani Infinity-O që jep një përvojë vizuale të pandërprerë.


“Jemi të entuziazmuar të plotësojmë portofolin e suksesshëm të series Galaxy A me Galaxy A71 dhe Galaxy A51. Që nga lançimi i saj vitin e kaluar, seria Galaxy A është bërë një nga linjat më të dashura të smartphone-ve. Galaxy A71 dhe Galaxy A51 të rinj vazhdojnë të ofrojnë risitë thelbësore që njerëzit duan. Ne e dimë që njerëzit duan një pajisje që duket mirë, zgjat më shumë dhe kap çdo përvojë siç ndodh, dhe ne jemi krenar që vazhdojmë të plotësojmë këto nevoja me pajisjet e fundit Galaxy A”, tha Matthew Jinkyu Jeon, president i Njësisë së Biznesit të Samsung Electronics Adriatic.

Përvojë e avancuar e kamerës

Me katër kamera të nivelit më të lartë, Galaxy A71 dhe Galaxy A51 janë ndërtuar për të kapur momentet në jetë që kanë më shumë rëndësi. Me një kamerë kryesore, kamerën Ultra Wide, Macro dhe Depth, të kombinuara me karakteristika inteligjente, Galaxy A71 dhe Galaxy A51 ju lejojnë të kapni pothuajse çdo gjë që përjetoni me detaje të qarta dhe në shkallë mahnitëse.

Kamera kryesore fotografon imazhe mahnitëse me një lente 64 megapiksel në Galaxy A71, dhe lente 48 megapiksel në Galaxy A51. Duke marrë të shkrepura të qarta dhe të gjalla, kjo kamerë do t’ju lejojë të kapni foton më të mirë të mundshme – si ditën ashtu edhe natën. Kamera Ultra Wide ka një lente këndi prej 123 gradë, duke ju dhënë të njëjtin vizion periferik si syri i njeriut dhe nëse është e nevojshme, funksioni inteligjent ndërrues rekomandon Wide Shot dhe automatikisht e ndez atë për ju. Kamera Macro sjell objektet në fokus të pastër kristal për të kapur edhe detajin më të vogël, ndërsa kamera Depth lejon që subjektet tuaja të dallohen duke përdorur efektet Live Focus.

Regjistrim video të cilësisë së lartë

Me Super Steady Video tani mund të xhironi video të qetë dhe të qëndrueshme në çdo aventurë. Super Steady Video heq lëkundjet e kamerës nëse jeni duke filmuar një video të një objekti në lëvizje ose nëse jeni duke lëvizur vetë me pajisjen në duart tuaja. Edhe kur jeni duke vrapuar, duke bërë shëtitje apo duke ndjekur kafshët tuaja shtëpiake, Super Steady Video do t’ju ndihmojë të kapni momentin në mënyrë të përsosur.

Ekran i pandërprerë

Si Galaxy A71 dhe Galaxy A51 ofrojnë ekrane Super AMOLED Infinity-O. Me një madhësi 6.7 inç ose 6.5 inç, ekrani ofron një përvojë të gjerë dhe gjithëpërfshirëse – harroni botën përreth jush dhe shikoni shfaqjen ose lojën tuaj të preferuar në një prej ekranëve më të mëdhenj të celularëve.

Qëndro i lidhur më gjatë

Galaxy A71 dhe Galaxy A51 vijnë me një bateri 4500 mAh dhe 4,000 mAh, kështu që ju mund ta përdorni telefonin tuaj më shumë, gjatë gjithë ditës. Me aftësi të ngarkimit të shpejtë 25W dhe 15W, që priten nga telefonat inteligjentë Galaxy, nuk do të jeni pa telefonin tuaj pë shumë kohë kur i duhet një karikim i shpejtë.

Galaxy A71 dhe Galaxy A51 gjithashtu ofrojnë qasje në ekosistemin Samsung të aplikacioneve dhe shërbimeve inteligjente duke përfshirë Bixby (Vision, Lens Mode, Routines), Samsung Pay, Samsung Health. Pajisjet mbrohen gjithashtu me platformën e sigurisë të shkallës së lartë Samsung Knox.

Për më shumë informacion mbi Galaxy A71 dhe Galaxy A51, ju lutem vizitoni http://www.samsungmobilepress.com.

Artikull i sponsorizuar