LAJMI I FUNDIT:

Samsung Malaysia dërgoi disa njësi Galaxy S10 në hapësirë (VIDEO)

Samsung Malaysia dërgoi disa njësi Galaxy S10 në hapësirë (VIDEO)

Qielli është kufiri për Galaxy S10! Samsung Malaysia duket se e ka marrë shprehjen fjalë për fjalë. Pas lansimit të serive Galaxy S10 në vend, Samsung Malaysia dërgoi 10 njësi të pajisjes në qiell. Dhe sigurisht, pajisjet morën disa imazhe mahnitëse të Tokës nga atje lart.

Kjo është edhe hera e parë që një prodhues i telefonave ka bërë diçka të tillë në Malajzi.


10 telefonat Galaxy S10 mund të shohin Tokën nga këndvështrimi më i mirë i mundshëm, të paktën më mirë se çdo telefon tjetër. Pajisjet kapën imazhe të Tokës nga perspektiva e zogut, dhe rezultatet janë mjaft mbresëlënëse.

Yoonsoo Kim, President i Samsung Malaysia Electronics, deklaroi se dërgimi ishte “një reflektim i vizionit tonë në Samsung”. Ai po i referohej përpjekjeve të kompanisë në pionierimin e teknologjisë së re të telefonave dhe arritjen e lartësive më të mëdha. /Telegrafi/