LAJMI I FUNDIT:

Samsung kompleton kuzhinën tuaj të ëndrrave

Samsung kompleton kuzhinën tuaj të ëndrrave

Kuzhina është njëra ndër pjesët kyçe të çdo shtëpie. Andaj përzgjedhja e kuzhinës kërkon kujdes të shtuar dhe profesionalizëm. Këtë zgjidhje ua ofron miku i kuzhinës tuaj Samsung, që ju prezanton kuzhinën e kompletuar me kualitetet të lartë, komoditet dhe padyshim me pamje të jashtëzakonshme.  Samsung është këtu që të ju ndihmoj në realizimin e ëndrrave për kuzhinën ideale duke ju ofruar produktet më të qëndrueshme, efikase dhe inteligjente për kuzhinën tuaj.

Pajisjet esenciale për çdo shtëpi nga Samsung, si furrë montuese për pjekje, frigoriferë, enëlarëse ju garantojnë performancë të fuqishme dhe të besueshme.

Dy furra në një! Teknologjia e re Dual Cook nga Samsung lejon fleksibilitet të plotë. Ofron mundësinë e ndarjes së furrës në dy zona të veçanta që mund t’i përdorni në mënyrë të pavarur dhe të gatuani në to në parametra të ndryshëm të temperaturës dhe kohës. Një furrë me kapacitet masiv 64 litra ju lejon të gatuani specialite të ndryshme të ushqimit duke e shfrytëzuar të gjithë hapësirën e furrës.

Samsung sjellë poashtu edhe pllakat montuese shumë funksionale dhe praktike për kuzhinën tuaj. Pjesa qeramike e pllakës veçon 4 zona të teknologjisë së lartë të gatimit me sipërfaqe të fuqishme nxehtësie për ngrohjen e ushqimit tuaj. Në sipërfaqen e gatimit në xham qeramik, spërkatjet e mëdha nuk janë më problem, një fshirje e thjeshtë është i gjithë pastrimi që nevojitet.

No Frost frigoriferë me teknologji të avancuar nga Samsung sigurojnë që produktet ta ruajnë freskinë, ngjyrën dhe më e rëndësishmja vlerën e tyre ushqyese për një kohë të gjatë e gjithashtu të kenë shije të shijshme. Sistemi i ftohjes gjithëpërfshirës siguron ftohje në çdo cep të frigoriferit. Dy sensorë të nxehtësisë monitorojnë çdo luhatje të temperaturës. Dhe më e rëndësishmja Teknologjia No Frost zgjidh problemin, pasi i jep fund detyrës së pakëndshme të shkrirjes së frigoriferit. Përveç kësaj, ajri i freskët shpërndahet përmes shfryrjeve në çdo nivel, duke mbajtur temperaturën konstante dhe duke e mbajtur ushqimin të freskët për kohë më të gjatë.

Si qershia mbi tortë, kuzhinën e ëndrrave tuaja e plotëson edhe një enëlarëse efikase. Enëlarëset Samsung ju mundësojnë të gëzoni një mënyrë më të thjeshtë dhe më intuitive për të pastruar enët. Ju mund të kontrolloni shpejtë gjendjen, cilësimet, kohën e mbetur dhe ecurinë e ciklit të larjes në një shikim, madje edhe nga distanca përmes ekranit LED që kjo enëlarëse posedon. Prandaj monitorimi dhe kontrollimi i performancës së larjes bëhen në mënyrë më të lehtë.

Nëse keni vendosur të zëvendësoni pajisjet më efikase dhe kompletoni kuzhinën e ëndrrave me teknologjinë e avancuar nga Samsung, vizitoni njërën nga dyqanet e AZTECH apo përmes platformës aztechonline.com e cila ju ofron mundësi të ndryshme të pagesave dhe ju sjellë produktin në shtëpi.

Artikull i sponzorizuar