LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy Unpacked Fold 5 dhe Flip 5 do të prezantohet në Korenë e Jugut

Samsung Galaxy Unpacked Fold 5 dhe Flip 5 do të prezantohet në Korenë e Jugut

Ka pasur thashetheme të ndryshme të cilat pretendonin se eventin e saj të Galaxy Unpacked të prezantimit të Galaxy Z Fold5 dhe Galaxy Z Flip5, Samsung-u do ta mbante në Korenë e Jugut dhe jo në SHBA ose Evropë.

Reklama

Dhe këto thashetheme kanë rezultuar të jenë të vërteta pasi Samsung ka konfirmuar zyrtarisht se eventi tjetër Galaxy Unpacked do të organizohet në Korenë e Jugut.

Ky konfirmim vije nga Lee Young-hee, presidenti i Qendrës Globale për Marketing të Samsung DX. Lee Young-hee deklaroi se eventi Galaxy Unpacked do të mbahet në Seul të Koresë së Jugut, dhe kur u pyet se cila ishte arsyeja e kësaj, Young-hee tha: ”Për shkak se Koreja ka domethënie të madhe dhe është e rëndësishme për ne”, shkruan GSM Arena, transmeton Telegrafi.

Lee Young-hee n as nuk zbuloi datën dhe as vendin e ngjarjes Galaxy Unpacked, por thashethemet thonë se do të ndodhë më 26 korrik në COEX në Gangnam-Gu të Seul-it.

Samsung pritet të prezantojë telefonat e mençur të palosshëm Galaxy Z Fold5 dhe Galaxy Z Flip5 në këtë event Unpacked, së bashku me serinë Galaxy Watch6.

Në këtë event, konglomerati korean ka gjasa gjithashtu të zbulojë kufjet e tij të realitetit të përzier (MR), por se nuk dihet shumë rreth saj. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
iPhone 15 Pro Max vs Samsung Galaxy S23 Ultra, kush i mbijetoi testit të rënies?

iPhone 15 Pro Max vs Samsung Galaxy S23 Ultra, kush i mbijetoi testit të rënies?

Teknologji
CEO i SoftBank: Inteligjenca artificiale që tejkalon atë njerëzore në pothuajse të gjitha fushat, do të vijë brenda 10 vjetëve

CEO i SoftBank: Inteligjenca artificiale që tejkalon atë njerëzore në pothuajse të gjitha fushat, do të vijë brenda 10 vjetëve

Teknologji
Prezantohet Nokia XR21 Limited Edition, HDM Global filloi prodhimin në Evropë

Prezantohet Nokia XR21 Limited Edition, HDM Global filloi prodhimin në Evropë

Teknologji
Pse po mbinxehet iPhone 15-shi?

Pse po mbinxehet iPhone 15-shi?

Teknologji
Google Pixel 8 “prezantohet” dy ditë para datës zyrtare

Google Pixel 8 “prezantohet” dy ditë para datës zyrtare

Teknologji
Një përdorues i iPhone 15 lëshon një paralajmërim – thotë se një aplikacion po e zbraz 25% të baterisë së telefonit të tij

Një përdorues i iPhone 15 lëshon një paralajmërim – thotë se një aplikacion po e zbraz 25% të baterisë së telefonit të tij

Teknologji
Kalo në kategori