LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy S24 Ultra mund të vijë me kornizë titani?

Samsung Galaxy S24 Ultra mund të vijë me kornizë titani?

Modeli Ultra i serisë Samsung Galaxy S24 mund të vijë i veshur me një kornizë titani, diçka që tashmë e kemi parë tek modelet Pro të iPhone 15 që u lansuan këtë vit.

Sipas burimeve, S24 Ultra do të jetë smartphone-i i parë i Samsung që do të ketë kornizë të jashtme titani, transmeton Telegrafi.


Në varësi pritjes për këtë veçori, kompania më pas mund të vendosë ta zgjerojë atë edhe në modele të tjera.

Në fillim raportohej se të gjitha modelet S24, S24+ dhe S24 Ultra do të vinin me kornizë titani, por tani thuhet se vetëm ky i fundit do të jetë i pajisur me këtë material të lehtë.

Linja e Samsung Galaxy S24 mund të prezantohet në janar të vitit 2024, më herët se zakonisht.

Seria e Samsung Galaxy S24 mund të lansohet në janar
Lexo po ashtu Seria e Samsung Galaxy S24 mund të lansohet në janar

Korniza e titanit bën që pajisjet të kenë peshë më të lehtë, në krahasim me materialet e tjera të ofruara.

Modelet iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max janë të pajisura me kornizë titani. /Telegrafi/