Me një kamerë të pasme 200MP, kamerë selfie nën ekran dhe një dizajn të mrekullueshëm, ky Samsung Galaxy S22 Ultra duket i pabesueshëm.

Gama Samsung Galaxy S21 i telefonave ka qenë një sukses i madh për këtë kompani nga  Korea e Jugut, me pajisjet si Samsung Galaxy S21 Plus dhe Samsung Galaxy S21 Ultra, kishte rezultate mahnitëse, transmeton Telegrafi.

Ne sapo kemi një tjetër pamje të shkëlqyeshme të telefonit që tashmë duket se është destinuar për një nga celularët e veçuar të vitit 2022.

Kjo për shkak se është lëshuar një video nga koncept i ri që tregon telefonin inteligjent të gjeneratës së ardhshme nga çdo kënd.

Shikojeni më poshtë.

Ndërsa thashethemet e hershme kanë lënë të kuptohet, telefoni Samsung Galaxy S22 Ultra në këtë video ka si një kamerë kryesore 200MP dhe një kamerë selfie nën ekran.

Përshkrimi i tij gjithashtu përfshin detajet që ofron regjistrim video 8K me 60fps dhe se dizajni i tij, megjithëse është i ngjashëm me Samsung Galaxy S21 Ultra, është në fakt më i hollë. /Telegrafi/