LAJMI I FUNDIT:

Samsung dhe Discovery kanë publikuar një dokumentar të shkurtër rreth tigrave të xhiruar me Galaxy S21 Ultra

Samsung dhe Discovery kanë publikuar një dokumentar të shkurtër rreth tigrave të xhiruar me Galaxy S21 Ultra

Samsung është bashkuar me Discovery dhe së bashku kanë bërë një dokumentar të shkurtër për tigrat.

Bëhet fjalë për një dokumentar të quajtur “Sy me sy me një tigër”, i cili është xhiruar me telefonin inteligjent Galaxy S21 Ultra.


Dokumentari ndjek fotografin Yashas Narayaga gjatë vizitës së tij në Parkun Kombëtar Ranthambore për të kapur një kafshë të bukur, por edhe të rrezikuar, tigrin.

Projekti ka një qëllim të mirë, që është të rrisë ndërgjegjësimin për shpyllëzimin, gjuetinë pa leje dhe mbigjuetinë ndaj tigrave dhe kjo është arsyeja pse popullsia e tyre është në rënie.

Projekti do të mbështetet gjithashtu nga Project Conserving Acres for Tigres, i mbështetur nga WWF dhe Discovery.

Aktualisht ekziston një zonë e mbrojtur për tigrat në Indi, Butan dhe Rusi.

Narayan iu bashkua regjisorit fitues të çmimeve, Vikram Singh, dhe ata bënë foto dhe video në park duke përdorur një kamerë të telefonit inteligjent Galaxy S21 Ultra.

“Duke kapur fuqinë dhe bukurinë e këtyre kafshëve, unë dua t’i ndihmoj njerëzit t’i përjetojnë tigrat në një mënyrë të veçantë. Fotografitë dhe regjistrimet e tigrave në natyrë mund të ndihmojnë në edukimin dhe lidhjen me audiencën globale. Ne duhet të punojmë së bashku për të bërë ndryshime dhe për t’u siguruar të ardhme të mirë këtyre maceve të mëdha”, tha Singh. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
X-i i Elon Muskut jashtë funksionit

X-i i Elon Muskut jashtë funksionit

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Teknologji
BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

Teknologji
Google ka zhvilluar një model të ri të AI që mund të ndihmojë në parashikimin e motit – përfshirë “detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta”

Google ka zhvilluar një model të ri të AI që mund të ndihmojë në parashikimin e motit – përfshirë “detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta”

Teknologji
Roboti u pyet

Roboti u pyet "a mund ta ndërton vetveten", me përgjigjen i habiti të gjithë

Teknologji
Kalo në kategori