LAJMI I FUNDIT:

Samiti i Rrugës së Re të Mëndafshit – Marrëveshje në vlerë 57 miliardë euro

Samiti i Rrugës së Re të Mëndafshit – Marrëveshje në vlerë 57 miliardë euro

Në samitin e “Rrugës së Re të Mëndafshit” që u zhvillua në Pekin u nënshkruan marrëveshje në vlerë 57 miliardë euro. Kina premton respektim të parimeve të tregut, por BE e vende të tjera mbeten skeptike ndaj projektit.

Kreu i shtetit kinez dhe partisë komunistë, Xi Jinping në përfundim të samitit për Rrugën e Re të Mëndafshit, një projekt i kontestuar nga BE dhe vende të tjera, bëri fjalë për marrëveshje të nënshkruara në vlerë 64 miliardë dollarë, afër 57 miliardë euro.


Në fund të samitit, Xi theksoi, se tek të gjitha bashkëpunimet në kuadër të projektit gjigant do të zbatohen parimet bazë të tregut ekonomik.

Në kryeqytetin kinez Pekin, ministri gjerman i Ekonomisë mori pjesë si përfaqësuesi i Gjermanisë në samitin dyditor për “Rrugën e Re të Mëndafshit”.

Gjatë vizitës, ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmeier është takuar me të ngarkuarin kinez për bisedimet tregtare me SHBA, Liu He, zëvendëskryeministër.

Synimi është sheshimi i konfliktit tregtar mes dy ekonomive më të mëdha në botë, SHBA e Kinë.

Altmeier shpreson në zgjidhjen e shpejtë të konfliktit tregtar, i cili cenon edhe ekonominë gjermane dhe atë europiane.

Si Gjermania edhe Europa janë të varura fort nga ana tregtare si me Kinën edhe me SHBA. Nga ana tjetër ky konflikt frenon rritjen e ekonomisë botërore.

Në samitin dyditor për “Rrugën e Re të Mëndafshit” ishin të ftuar përfaqësues nga më shumë se 100 vende, mes tyre edhe 40 krerë shtetesh e qeverish. Mes të ftuarve edhe presidenti rus, Vladimir Putin. SHBA dhe India jo pjesëmarrëse në samit.

Mikpritësi i samitit, presidenti kinez, Xi theksoi se ekonomia botërore po konfrontohet me “faktorë destabilizues dhe presion në rënie. Prandaj është shumë e rëndësishme të krijojmë një botë të ndërlidhur”.

Me gjithë njoftimet nga Kina se do të ketë përmirësime, shumica e partnerëve, BE dhe vende të tjera janë skeptike ndaj “Rrugës së Re të Mëndafshit”.

SHBA dhe India nuk dërguan asnjë përfaqësues në samit.

Në projektin afatgjatë, Kina synon të bëjë investime në miliarda në rrugë, hekurudha, porte dhe elementë të tjerë të infrastrukturës për të hapur korridore të tjera tregtie në Europë, Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine.

Trajtim i barabartë i firmave të huaja

Kreu i shtetit kinez Xi Jinping kishte premtuar më parë një hapje më të madhe të tregut të Kinës, duke thënë, se vendi i tij nuk do të trajtojë në të ardhmen firmat e huaja më keq se ato vendase dhe se do të mbrojë më mirë të drejtat e autorit nga pirateria.

Gati gjysma e importeve amerikane në Kinë janë të prekura nga dogana shtesë.

Si SHBA edhe Kina ndodhen aktualisht në një luftë të ashpër tregtare dhe kanë vendosur dogana të dyanshme ndëshkuese. Uashingtoni kërkon një ulje të deficitit tregtar me SHBA, një hapje të mëtejshme të tregut dhe mbrojtjes nga pirateria e produkteve. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Serbia
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Evropa
Zelensky mban një seri takimesh për të prishur planet ruse

Zelensky mban një seri takimesh për të prishur planet ruse

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Kalo në kategori