LAJMI I FUNDIT:

Samiti rajonal i NATO-s në Shkup, Stoltenberg: Rajoni është stabil, me tensione në Kosovë dhe Bosnjë

Samiti rajonal i NATO-s në Shkup, Stoltenberg: Rajoni është stabil, me tensione në Kosovë dhe Bosnjë

Gjendja në rajon është e qëndrueshme dhe nuk ka kërcënime për sigurinë, megjithatë ekzistojnë incidente dhe tensione, theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg në konferencën e përbashkët për media pas mbajtjes së takimit joformal të liderëve të NATO-së në Shkup. Është koha që të tejkalohen konfliktet rajonale që po zgjasin gjatë, porositi njeriu i parë i Aleancës, Stoltenberg.

“Ne nuk shohim ndonjë kërcënim kundër ndonjë prej aleatëve të NATO-së në këtë rajon, por shohim që ka rritje të tensioneve posaçërisht në Kosovë. Gjithashtu shohim se ka tensione që po paraqiten edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, por nuk shohim kërcënim ushtarak të drejtpërdrejtë kundër cilido shtet të rajonit. Kemi rritur praninë tonë në Kosovë me rreth një mijë trupa shtesë dhe me armatim më të rëndë”, Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-së.


Për gjendjen me sigurinë në vend foli edhe kryeministri Kovaçevski, i cili theksoi se RMV është stabile dhe se nuk ekzistojnë rreziqe.

“Gjendja e sigurisë në vendin tonë është stabile dhe nuk ekzistojnë asnjëfarë incidentesh për çfarëdo cenimi. Sistemi i parandalimit, sistemi i punës së përbashkët me qendrën e NATO-së në Bruksel përmes misionit tonë përfaqësues, megjithatë edhe bashkëpunimi i drejtpërdrejtë me vendet anëtare të NATO-së, funksionon në nivel të shkëlqyeshëm dhe andaj qytetarët tonë duhet të jenë edhe të lumtur dhe krenarë që jetojnë në një vend anëtarë të NATO-së që ka nivel të jashtëzakonshëm të sigurisë”, Dimitar Kovaçevski, kryeministër i RMV.

NATO të jetë më prezentë në Kosovë dhe të garantohen kufijtë mes Serbisë dhe Kosovës, kërkoi kryeministri shqiptar, Edi Rama. Sipas tij në të ardhmen duhet të mbahen takime të tilla me vendet e rajonit edhe atë jo vetëm me vendet anëtare por edhe me vendet partnere nga rajoni.

“Gjatë takimit përmenda nevojën për rritjen e numrit të forcave të NATO-së në Kosovë dhe nevojën për t’u garantuar kufiri mes Kosovës dhe Serbisë, kufi që faktikisht është jashtë kontrolle dhe është në shërbim të aktiviteteve ilegale.”- tha Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.

Përndryshe para fillimit të takimit, sekretari i përgjithshëm, Stoltenberg, e shfrytëzoi mundësinë që nga Shkupi të përshëndetë marrëveshjen për armëpushim të përkohshëm mes Izraelit dhe Hamasit. Kjo marrëveshje do të kontribuojnë për lirimin e një pjese të pengjeve nga të dyja palët dhe për arritjen e ndihmës humanitare, tha Stoltenberg./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori