LAJMI I FUNDIT:

Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë Shqipërinë si mikpritëse të samitit të NATO-s më 2027

Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë Shqipërinë si mikpritëse të samitit të NATO-s më 2027

Samiti i javës së ardhshme në Hagë pritet ta konfirmojë Shqipërinë si mikpritëse të samitit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior, NATO, në vitin 2027.

Drafti i deklaratës së samitit të sivjetshëm të NATO-s, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë, konfirmon se Shqipëria do të jetë nikoqire më 2027.

Samiti i sivjetshëm i NATO-s mbahet në Hagë të Holandës javën e ardhshme, ndërsa ai i vitit 2026 do të mbahet në Turqi.


Në fund të draftit të deklaratës thuhet: “Ne shprehim mirënjohjen tonë për mikpritjen e xhymert nga Mbretëria e Holandës. Mezi presim takimin tonë të ardhshëm në Turqi më 2026, i cili do të pasohet nga një takim në Shqipëri”.

Sipas draftit të deklaratës, udhëheqësit e NATO-s riafirmojnë angazhimin për mbrojtje kolektive sipas Nenit 5 dhe vendosmërinë për të mbrojtur qytetarët dhe demokracinë. Ata zotohen për rritjen e shpenzimeve në mbrojtje në të paktën 5 për qind të PBB-së deri në vitin 2032 – 3.5 për qind për kapacitetet ushtarake dhe 1.5 për qind për infrastrukturën kritike, inovacionin dhe industrinë e mbrojtjes.

Mbështetja për Ukrainën mbetet e fortë dhe do të përfshihet në llogaritjet e shpenzimeve të mbrojtjes. Aleanca angazhohet gjithashtu të forcojë industrinë e përbashkët të mbrojtjes, të heqë barrierat tregtare dhe të promovojë bashkëpunimin teknologjik mes aleatëve, sipas draftit të deklaratës.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama – i cili muaj më parë e fitoi mandatin e katërt – kishte paralajmëruar verën e kaluar se Shqipëria do ta mirëpriste samitin e NATO-s më 2027.

Kryeqyteti shqiptar, Tirana, ishte mikpritëse e një takimi të rëndësishëm këtë vit, pasi mblodhi liderët e mëdhenj evropianë për samitin e Komunitetit Politik Evropian në maj.

Shqipëria është pjesë e NATO-s që nga viti 2009 dhe kjo do të jetë hera e parë që ajo mirëpret samitin e saj.

NATO-ja e ka një bazë ajrore në Shqipëri, përkatësisht në Kuçovë, të vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ajo u përurua në mars 2024, pasi NATO-ja investoi afërsisht 50 milionë euro në të, ndërsa Qeveria shqiptare shpenzoi më shumë se 5 milionë euro.

Shqipëria është në bisedime me NATO-n edhe për ndërtimin e një baze detare në Porto Romano në bregdetin e Adriatikut./REL

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshime në udhëheqjen e tri stacioneve policore pas ngjarjeve të fundit në Pejë, Klinë dhe Prizren

Ndryshime në udhëheqjen e tri stacioneve policore pas ngjarjeve të fundit në Pejë, Klinë dhe Prizren

Siguri
Rëndohet situata në Theth, hidhet molotov drejt bagerëve të shtetit

Rëndohet situata në Theth, hidhet molotov drejt bagerëve të shtetit

Lajme
FNSH zbarkon në Theth pas sulmit me molotov

FNSH zbarkon në Theth pas sulmit me molotov

Lajme
Kurti në Bosnje: Srebrenica ishte paralajmërim për Kosovën dhe botën

Kurti në Bosnje: Srebrenica ishte paralajmërim për Kosovën dhe botën

Lajme
Ngjarja e rëndë në plazhin e Vlorës, ndërron jetë turistja ukrainase - vajza e saj në intubim

Ngjarja e rëndë në plazhin e Vlorës, ndërron jetë turistja ukrainase - vajza e saj në intubim

Lajme
Çitaku kritikon Kurtin: Prania e Berishajt në Potoçari, poshtërim për Kosovën

Çitaku kritikon Kurtin: Prania e Berishajt në Potoçari, poshtërim për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori