LAJMI I FUNDIT:

Samiti 620: Ivanka shkakton reagime kur ulet në karrigen e babait, Merkel sqaron situatën (Foto)

Samiti 620: Ivanka shkakton reagime kur ulet në karrigen e babait, Merkel sqaron situatën (Foto)

Lajmi se Ivanka Trump në një takim gjatë samitit G20 në Hamburg është ulur në karrigen e babait të saj, presidentit të SHBA-ve, ka shkaktuar reaksione të ashpra në rrjetet shoqërore në Amerikë.

“Çka dreqin Ivanka Trump merr pjesë në vend të babait të saj në takimet e G20? Cilat janë kualifikimet e saja? Kush ka votuar për atë?”, ka shkruar shkrimtari Charles Blow në Twitter, transmeton Independent.


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar sot se nuk i pengon fakti që Ivanka Trump për një kohë të shkurtër ka zënë vendin e babait të saj, Donaldit, dhe se i është bashkëngjitur shefave të shteteve dhe qeverive në njërin nga takimet gjatë samitit G20 në Hamburg.

Shtëpia e Bardhë ka sqaruar se Trump ka lëshuar hapësirën, pas së cilës Ivanka ka ndërruar vend kur drejtori i Bankës Botërore ka folur për tema të rëndësishme për fondin e ri për ndërmarrësinë e grave, të cilën ajo e udhëheq. Merkel u tha mediave se delegacionet vendosin vetë se kush do të ulet në karrige në rastet kur mungon presidenti.

“Ivanka Trump i takon delegacionit amerikan, kështu që kjo është në pajtim me atë çfarë bëjnë edhe delegacionet tjera. Dihet se ajo punon në Shtëpinë e Bardhë dhe ka përgjegjësi për disa iniciativa”, tha Merkel.

Ivanka është vajza më e madhe e presidentit amerikan nga martesa e tij me sportisten dhe modelen Ivana Zeljnickova. Pas zgjedhjes së Donald për president, ajo u bë ndihmëse e tij. Disa politikanë vlerësojnë se ndikimi i saj në presidentin dhe politikën e Shtëpisë së Bardhë është në përgjithësi shumë i madh. /KP/