LAJMI I FUNDIT:

Sami Lushtaku përkrah iniciativën për pastrimin e listave të veteranëve

Sami Lushtaku përkrah iniciativën për pastrimin e listave të veteranëve

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku ka përkrahur iniciativën e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për krijimin e një komisioni hetimor i cili do t’i hetojë listat e veteranëve të luftës.

Ai ka thënë se po e pret me padurim formimin e këtij komisioni, duke u shprehur se ky është gëzimi më i madh i tij që nga çlirimi i Kosovës.


“Pastrimi i listave për mua është gëzimi më i madh që nga çlirimi i Kosovës. Mezi s’po pres që t’ i shoh listat e pastruara me vetëm ata veteranë që kanë luftuar përnjëmend. Pastrimi i listave bën që ushtarët që kanë luftuar për këtë vend të ndihen krenarë dhe jo të rreshtohen me ata që nuk kanë bërë asgjë, të barazohen me ata që kanë jetuar në Gjermani me ata që kanë qëndruar në istikame”, tha Lushtaku për KosovaPress.

Ai thotë se reputacioni i UÇK-së nuk zbehet asnjëherë pavarësisht sulmeve të atyre njerëzve që tërë jetën kanë punuar kundër vlerave të luftës dhe UÇK-në.

“Lufta e UÇK-së është e shenjtë dhe nuk ka asgjë që mund ta njollosë atë”, tha Lushtaku.

Madje ai fton edhe bartësit tjerë të luftës por edhe partitë politike që ta përkrahin iniciativën e Veselit për të hetuar listat e veteranëve.

“Unë besoj që secili pjesëtar i UÇK-së do të ndihet shumë mirë kur kjo të ndodhë”, tha Lushtaku.

Sami Lushtaku ka qenë komandant i UÇK-së për zonën e Drenicës ndërsa pas luftës ka mbajtur postin e kryetarit të Skenderajt për disa mandate.

Lushtaku aktualisht është kryetar i degës së PDK-së në Skenderaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori