Përgatitet shumë shpejt dhe është shumë e shijshme. Kjo sallatë përmban shumë produkte me cilësi të mëdha ushqyese, transmeton telegrafi.

Kjo sallatë mund t’ju u shërbehet katër personave.

Përbërësit:

  • 2 tranguj
  • 4 domate
  • 1 qepë të kuqe
  • 75 gramë djathë feta
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 2 lugë uthull të kuqe
  • Kripë sipas dëshirës
  • piper i zi, për shije
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • 1 filxhan (200 gramë) ulliri kalamata

Përgatitja:

Së pari i heqni lëkuren trangujve. E preni në copa të barabarta dhe pastaj ndani në kube të vogla. Vendoseni në një enë të përshtatshme për sallatë.

Pritini domate në copa të mesatare sipas dëshirës dhe pastaj vendoseni mbi trangujt.

Priteni qepën e kuqe në gjysmë, duke i hequr lëvoren, dhe ashtu me vijëza të holla shtojeni mbi produktet e përgatitura më herët.

Për fund shtoni djathin e feta, vajin e ullirit, uthullën e kuqe, kripën, piperin, lëngun e limonit dhe ullinjtë në enën e sallatës dhe përziejeni ngadalë.

Ju bëftë mirë!/Telegrafi/