LAJMI I FUNDIT:

Sallatë e lehtë pikante me mish viçi

Sallatë e lehtë pikante me mish viçi

Përgatitja për 2 veta:

* 100 gr mish viçi i prerë në shirita të hollë
* 50 gr karota të grira në shirita të hollë
* 50 gr kastravec të grirë në shirita të hollë
* 50 gr filiza soje të pastruar
* 5-6 thelpinj hudhre
* 1 spec i kuq
* 10 gr lëng soje
* 10 gr salcë peshku
* 10 gr salcë speci djegës
* pak nenexhik (bimë mente)
* 10 gr majdanoz


Karotat, kastravecët e prerë në shirita të hollë bashkojini në një tas dhe hidhini sipër nenexhikun. Ndërkohë filloni të skuqni mishin e viçit ku mund të shtoni dhe majdanozin.

Ndërkohë qiteni specin e kuq, hudhrat, piperin dhe salcat e lëngjet e ndryshme pikante të lartpërmendura dhe përziejini për të krijuar një miksturë homogjene.

Së fundmi, bashkoni mishin me sojën dhe majdanozin tek karotat dhe kastravecët dhe spërkatini me miksturën që sapo përgatitet.