LAJMI I FUNDIT:

Salihu: Urgjentisht të funksionalizohet Instituti për hulumtimin e krimeve të luftës

Salihu: Urgjentisht të funksionalizohet Instituti për hulumtimin e krimeve të luftës

Profesori i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, thotë se urgjentisht duhet të funksionalizohet Instituti për hulumtimin e krimeve të luftës, pasi siç thotë ai është krim nëse nuk bëhet hulumtimi dhe studimi i mëtutjeshëm.

Një Institut për hulumtimin e krimeve të luftës ishte themeluar në vitin 2011, pra, 12 vjet pas luftës. Por, me vendimin e Qeverisë së Kosovës, ai është mbyllur në vitin 2018. Ky insititut ka publikuar tetë libra për vrasjet, për personat e pagjetur, për gjenocidin serb, si dhe për shkatërrimin e monumenteve dhe pronave të shqiptarëve.


“Urgjentisht po e përsëris edhe njëherë, duhet të ri-themelohet Instituti për hulumtimin e krimeve të luftës, për shkak se krimet që janë kryer në Kosovë, janë krimet më të rënda që nga Lufta e Dytë Botërore. Janë krime shumë të rënda dhe do ishte një krim i sërishëm nëse ne nuk e bëjmë hulumtimin e këtyre krimeve dhe evidentimin e tyre për gjeneratat e tashme, sidomos për të ardhmen të tregohet se çfarë sakrifice është bërë për çlirimin e Kosovës”, u shpreh Salihu, për Ekonomia Online.

Lidhur me kapacitetet e vendit tonë për t’i hetuar këto krime Salihu tha që duhet të bëhet një organizim sistematik dhe thotë që është ironike, që nëse kërkohen të dhëna lidhur me numrin e vrasjeve, dhunimeve e plagosjeve nuk mund të gjinden.

“Kapacitete personale humane, njerëzore ka kjo Kosovë por duhet të bëhet një organizim në mënyrë sistematike dhe të institucionalizohet kjo punë. Është shumë ironike se edhe pas 20 viteve nëse vjen ndonjë hulumtues ose ndonjë zyrtar i huaj dhe të kërkojë prej niveleve qendrore numrin e krimeve të kryera sidomos të vrasjeve, plagosjeve, të dhunimeve. Ai nuk mund t’i gjejë në nivel qendror për shkak se nuk ka qenë e organizuar”, u shpreh tutje Salihu.

Mes tjerash, profesor Salihu e lidh fatin dhe punën e tanishme të vendit tonë dhe hulumtimeve me shpërthimin e luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, ku thekson faktin që themelimi i Institutit për krime lufte në Sarajevë është shumë funksional dhe kanë të evidentuar çdo masakër dhe vrasje masive, përkundër Kosovës dhe Institutit që ai e quan mjerim gjendjen dhe punën që është bërë deri tani, ku ai thotë se tashmë Serbia nuk ka faj por kanë institucionet vendore.

“Viktimat e luftës nuk mund të flasin por ne që jemi gjallë e kemi obligim të flasim për ta”, kështu vazhdon Salihu tregimin e tij emocional që e lidh edhe me një thënie. “Lidhur me këtë është një thënie e një profesori të Sarajevës, që është paksa emocionale, prekëse por shumë domethënëse ku thotë: ‘viktimat e luftës, viktimat e kriminelëve të luftës, krimeve që janë kryer gjatë luftës nga forcat serbe. Ata më nuk mund të flasin por ne që jemi gjallë, ne e kemi obligim që të flasim për to’. Mjerisht në Kosovë për të qenë ironia më e madhe edhe bashkëluftëtarët e tyre të cilët janë vra ose familjarët e tyre nuk i është kushtuar kujdesi i duhur as për së afërmi”, deklaron tutje Salihu.

Situata e Institutit sipas Salihut është shumë e keqe, duke e cilësuar të nevojshme që krimet duhet të dokumentohen, dhe mos evidentimi i tyre është një gabim dhe lëshim shumë i madh.

Ai thotë që luhatjet e Institutit kanë ardhur si pasojë e mungesës së ndërgjegjes, për shkak të interesave personale dhe partiake, dhe që ironia e fatit është që tani del që Serbia del të jetë viktimë e kësaj lufte.

“Po për shkak të mungesës së ndërgjegjes, për shkak të neglizhencës, për shkak të atyre apetiteve për pushtet e për para, e për interesa personale e partiake ka dështuar Kosova edhe në këtë segment. Për të qenë ironia më e madhe Serbia tani del si viktimë e kësaj lufte dhe pse ajo ka qenë agresore dhe ajo prej vitit 1993 është intensivisht duke punuar në mbledhjen e sistemimit, hulumtimin e krimeve të luftës në ish-Jugosllavi. Tani e hasa në literaturën e tyre që është themeluar në nivel të qeverisë së Serbisë një departament për hulumtimin e krimeve të luftës në ish-Jugosllavi nga ana e hulumtuesve serbë. Aty janë punësuar nëntë persona dhe ata i kanë edhe 20 a 30 hulumtues të tjerë dhe i evidentojnë të gjitha krimet e kryera në ish-Jugosllavi”, tha Salihu.

Puna e gjashtë viteve për hulumtimin e të pagjeturve, hulumtimin e vrasjeve, dhe punë sistematike është bërë në mënyrë të vazhdueshme, dhe sipas Salihut puna është bërë në bashkëpunim me ekipin e tij.

“Instituti për hulumtime e krimeve të luftës u suprimua. U mbyll gjashtë vite pas punës së tij dhe gjatë këtyre gjashtë viteve edhe pse në kushte modeste e minimale kemi bërë një punë relativisht të madhe, kemi bërë hulumtimin e të pagjeturve. Unë edhe profesor Pajazit Nushi, kemi bërë hulumtimin e vrasjeve. Është botua vëllimi i parë i vrasjeve. Kemi bërë hulumtimin e krimeve ndaj trashëgimisë kulturore, janë botuar dy libra – vëllime. Të gjitha këto botime janë bërë në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze. Kemi organizuar afër dhjetë ekspozita në të cilën i kemi prezantuar krimet që janë kryer nga forcat policore serbe. Posaçërisht vlen të përmendet një hulumtim që ka bërë zonja Fitnete Ramosaj, me titullin kundër harresës ku janë evidentuar një numër i madh i krimeve në anën e Drenicës”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori