Deputeti i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Salih Salihu, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk janë të gatshme që ta rrëzojnë Qeverinë.

Ai ka thënë se mungesa e gatishmërisë lidhet me dialogun me Serbinë.

“LDK dhe Vetëvendosje nuk janë të gatshme ta rrëzojnë Qeverinë. Sepse ato e dinë që procesi i dialogut është i vështirë dhe iu duhet ta marrin barrën e dialogut. Ato po presin që mos po përfundon dialogu me këtë Qeveri”, ka thënë ai në RTK.

Salihu ka pohuar se PSD është treguar e gatshme për t’u marrë me dialog.