LAJMI I FUNDIT:

Salihu: Haradinaj nuk do të ekstradohet në Serbi

Salihu: Haradinaj nuk do të ekstradohet në Serbi

Pas disa shtyrjeve, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj të enjten pritet të dalë para Gjykatës së Colmarit në Francë. Në partinë e tij presin që në këtë seancë do të merren vendimi përfundimtar për kthimin e Haradinajt në Kosovë.

Profesori i të drejtës penale ndërkombëtare, Ismet Salihu, thotë se tani kur Shqipëria i ka dhënë Haradinajt shtetësinë shqiptare, mund të kërkojë ekstradimin e tij.


Ish- kryeministri Ramush Haradinaj të enjten do të dalë sërish para gjykatës së Colmarit në Francë.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ahmet Isufi pret që në këtë seancë përfundimisht do të merret vendimi për kthimin e Haradinajt në Kosovë. Isufi nuk beson se do të ketë shtyrje të tjera.

“Ne nuk besojmë se do të shtyhet për arsye se deri në seancën e kaluar, janë sjellë materialet gjoja nga Serbia dhe tani kemi të bëjmë me një vendim të cilin duhet ta marrë Gjykata e Colmarit, duke u bazuar edhe në atë që Haradinaj në të kaluarën në dy raste në Gjykatën e Hagës ka fituar pafajësinë dhe nuk ka asnjë arsye që të mbahet më tutje politikisht”, tha Isufi për Radio Kosovën.

Një ditë më parë, presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka dekretuar dhënien e shtetësisë shqiptare për Haradinajn. Isufi beson se ky fakt do t’i ndihmojë liderit të AAK-së, ndërsa thotë se duke parë që ky është më shumë proces politik, duhet të ndërhyjë edhe shteti shqiptar.

Profesori i të drejtës penale ndërkombëtare, Ismet Salihu, thotë se sipas konventave ndërkombëtare, Shqipëria ka të drejtë të kërkojë ekstradimin e Haradinajt.

“Në rastet kur dy-tri shtete e kërkojnë një person për të njëjtën vepër, atëherë përparësi ka shteti shtetësinë e të cilit e ka personi. Nëse vjen deri te kjo, Shqipëria ka të drejtë ta kërkojë ekstradimin”, tha Salihu për Radio Kosovën.

Në këtë mënyrë, sipas profesorit Salihu, Serbia nuk ka gjasa ta ekstradojë Haradinajn.

“Mundësia e ekstradimit në Serbi është zero, për shkak se sipas konventave ndërkombëtare, pengesë kryesore është nëse ai shtet nuk garanton gjykim të drejt, të paanshëm, të pandikuar politikisht”, tha Salihu.

Profesori i të drejtës penale ndërkombëtare, Ismet Salihu, i cili drejton Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë, i quan absurde akuzat e Serbisë, për faktin se sipas tij, pretendimet e shtetit serb ndaj Haradinajt janë zero, me krimet që Serbia i ka kryer në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori