LAJMI I FUNDIT:

Salihaj: Qeveria urgjent të na njoftojë çfarë po ndodh në veri, çdo pritje mund të jetë me pasoja të rënda për Kosovën

Salihaj: Qeveria urgjent të na njoftojë çfarë po ndodh në veri, çdo pritje mund të jetë me pasoja të rënda për Kosovën

Deputeti nga radhët e LDK-së, Adem Salihaj i ka bërë thirrje qeverisë që urgjentisht t’i informojë se çfarë po ndodh në veriun e Kosovës.

Salihaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është nevojë urgjente thirrja e parlamentit,e Këshillit të Sigurisë dhe e një shtabi kombëtar të mbrojtjes,si dhe ndërmarrja e të gjitha veprimeve për mbrojtjen e shtetit të Kosovës.


Postimi i plotë:

Lajme shumë shqetësuese po vijnë këto ditë për ndërhyrje të Serbisë me qëllim të riokupimit të një pjese të Kosovës. Këto lajme i konfirmoi edhe vetë Hashim Thaçi në Bruksel, në cilësinë e presidentit të Kosovës. Mediat dhe portalet japin lloj-lloj informatash të paverifikuara se tashmë forca të organizuara e të armatosura serbe,duke përfshirë edhe gjandarmerine serbe tashmë kanë hyrë në veriun e Kosoves.
Qeveria deri më tash nuk ka dhënë informata lidhur me zhvillimet atje. Ajo duhet të na informojë urgjentisht se çka po ndodhë atje.
Është nevojë urgjente thirrja e parlamentit,e Këshillit të Sigurisë dhe e një shtabi kombëtar të mbrojtjes,si dhe ndermarrja e të gjitha veprimeve për mbrojtjen e shtetit të Kosovës.
Çdo minutë e pritjes mund të jetë me pasoja të rënda për shtetin e Kosovës dhe tërësinë territoriale të saj.(sic.) /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori