LAJMI I FUNDIT:

Salihaj: Dështimi i rezolutave për lirimin e Haradinajt është i turpshëm

Salihaj: Dështimi i rezolutave për lirimin e Haradinajt është i turpshëm

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj ka thënë se dështimi i rezolutave në Kuvendin e Kosovës për lirimin e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj është i turpshëm.


“Nuk ishte problemi te deputetët por te liderët që nuk i kanë votat në Kuvend, për të votuar një rezolutë  të thjeshtë për lirimin Haradinaj. Kjo ishte e turpshme”, ka thënë Salihaj, njofton Klan Kosova.

“Ne shqiptarët për asnjë interes kombëtar nuk kemi konsensus. Lufta është cili po e akuzon tjetrin, cili po e mund tjetrin. Faji ishte edhe te pozita por edhe te opozita, pasi përmes rastit të arrestimit të Ramushit po kërkonte rrëzimin e Qeverisë. Kjo nuk i bënte nder as Ramushit”, ka shtuar Salihaj.

“Është një marrëveshje e Brukselit që parash amnisti edhe të serbëve në Kosovë që kanë kryer krime, pro edhe të shqiptarëve që i akuzon Serbia. Kosova e ka përmbush këtë pikë, jo Serbia që nuk respekton asnjë marrëveshje”.

“Është një formë e gabueshme e negocimit me Serbinë dhe nuk duhet të lejojmë situata të tilla”, ka theksuar Salihaj.

“Qeveria nuk duhet të lejojë poshtërimin në këtë formë. Serbia ka kryer krime monstruoze, dhe bashkësia ndërkombëtare është toleruese për këtë. Dikush mund të ketë kryer krime, por karshi atyre monstruoze të Serbisë nuk janë asgjë”, pohoi Salihaj në Ora e Fundit.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori