LAJMI I FUNDIT:

Salih Morina bëhet përfaqësuesi i ri i LDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve

Salih Morina bëhet përfaqësuesi i ri i LDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve

Lidhja Demokratike ka vendosur që Salih Morina të jetë përfaqësues i ri i LDK-së, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Morina, i cili ka thënë se me propozim të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa është propozuar që ta përfaqësoj LDK-në në KQZ.

“Ju njoftoj se unë nuk do të jem kandidat në zgjedhjet e 6 Tetorit. Me propozim të Kryesisë dhe Kryetarit të LDK-së Akademik Isa Mustafa jam propozuar që ta përfaqësoj Lidhjen Demokratike të Kosovës në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ).

Dua të falënderoj gjithë strukturat e degës së LDK-së në Malishevë që më propozuan të jem kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Gjithashtu dua t’i falënderoj simpatizant e votues të LDK-së për besimin dhe mbështetjen qe i përfaqësova në dy legjislatura të Kuvendit të Kosovës, besim të cilin jam munduar ta kryej me nder dhe përgjegjësi ndaj vendit, subjektit dhe gjithë mbështetësve”, ka shkruar Morina, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se LDK kishte përfaqësues në KQZ, Florian Dushin, mirëpo gjatë ditës ai është larguar nga ky komision. Ai për Telegrafin ka pohuar se do të garojë për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori