LAJMI I FUNDIT:

Salianji i drejton letër ambasadorëve nga burgu i Fierit: Jam i burgosur politik, ja çfarë kërkoj nga ju

Salianji i drejton letër ambasadorëve nga burgu i Fierit: Jam i burgosur politik, ja çfarë kërkoj nga ju

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili aktualisht po vuante dënimin për “kallëzim të rremë” në burgun e Fierit, i ka dërguar një letër ambasadorëve të BE në Shqipëri dhe eurodeputetëve që ndodhen këtë të martë në Tiranë në kuadër të takimit të 18-të të Komitetit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

Ne letër Salianji denoncon akuzat që e kanë çuar në burg, të cilat sipas tij janë të montuara politikisht

Ai kërkon mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe ndërhyrjen e tyre për të mbrojtur demokracinë dhe drejtësinë në Shqipëri.


Salianji thekson në letër ‘si rast të pahasur më parë’ se trafiku ndërkombëtar i drogës bëri bashkë kaq shumë segmente të shtetit për ta dënuar atë me 1 vit burg për shkak se denoncoi një trafikant droge.

Deputeti opozitar rreshton të gjithë ndicjet e përfshirjes së kryeministrit dhe të tjerëve procesin kundër tij. Si dhe një kronikë të plotë të ngjarjes që çoi në dënimin e tij, duke renditur edhe provat shkencore që nuk u morën parasysh nga prokuroria dhe gjykata.

Nënkryetari i grupit parlamentar, në mbyllje të letrës e thekson si politik, procesin dhe dënimin, edhe për faktin se gjithçka ndodhi në prag të zgjedhjeve parlamentare, kur ai ishte caktuar si i deleguar politik i PD për qarkun e rëndësishëm të Elbasanit, dhe kur vinte pas dy rezultateve pozitive, një në qarkun e Korçës dhe nga një fitore në Bashkinë e Kavajës.

Në mbyllje, Salianji u kërkon ambasadorëve dhe eurodeputetëve që të mos bëhen dëshmitarë të vendosjes së një regjimi të ri në Europë.

Bashkë me letrën përfaqësuesve të huaj u është dërguar edhe kronologjia e plotë e ‘dosjes Xhafaj’. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vala e katërt e nxehtësisë do ta godas vendin, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C

Vala e katërt e nxehtësisë do ta godas vendin, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C

Lajme
Takimi Kurti–Limaj, mbetet e paqartë se çfarë u diskutua dhe nëse pati marrëveshje

Takimi Kurti–Limaj, mbetet e paqartë se çfarë u diskutua dhe nëse pati marrëveshje

Lajme
Fluks i madh në disa pika kufitare – pritjet e gjata te “Dheu i Bardhë” vazhdojnë edhe në orët e mbrëmjes

Fluks i madh në disa pika kufitare – pritjet e gjata te “Dheu i Bardhë” vazhdojnë edhe në orët e mbrëmjes

Lajme
U takuan pa zhurmë, përfundon takimi Kurti–Limaj

U takuan pa zhurmë, përfundon takimi Kurti–Limaj

Lajme
Ramabaja: Krahu i SHIK-ut po përpiqet që takimi Kurti–Limaj të dështoj, por urtësia politike do të fitojë

Ramabaja: Krahu i SHIK-ut po përpiqet që takimi Kurti–Limaj të dështoj, por urtësia politike do të fitojë

Lajme
Humb jetën 32-vjeçari në Shëngjin, ra në kontakt me rrymën dhe pastaj u rrëzua nga skelet

Humb jetën 32-vjeçari në Shëngjin, ra në kontakt me rrymën dhe pastaj u rrëzua nga skelet

Lajme
Kalo në kategori