LAJMI I FUNDIT:

Sali Salihu kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Vitisë

Sali Salihu kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Vitisë

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se profesori dhe deputeti Sali Salihu, është kandidati i kësaj partie për kryetar të Vitisë, në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

“Profesori dhe deputeti Sali Salihu është zgjedhur kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për Komunën e Vitisë. Z. Salihu ka fituar me shumicë votash në procesin e zhvilluar të dielën në të cilin janë përfshirë të gjitha pikat dhe të gjithë aktivistët e Qendrës së Vitisë kanë pasur të drejtën e votës”, thuhet në njoftimin e VV-së. /Telegrafi/