Saleen po ndërton një superveturë dhe ju mund të ndihmoni në projektimin e saj

A e mbani mend Saleen?
Prodhuesi amerikan i superveturave që qëndron pas krijimeve të egra si S7 dhe koncepti S5S Raptor është ende “gjallë”.
Kompania tani është rikthyer me një superveturë të re premtuese që fansat mund të ndihmojnë në dizajnimin e saj.
Saleen zbuloi në heshtje një koncept për superveturën e saj të ardhshme S11 në Tacoma, Uashington, ku automjeti është aktualisht i ekspozuar në Muzeun LeMay.
Kompania po i inkurajon vizitorët e muzeut të zgjedhin elementë specifikë dizajni për pjesën e jashtme dhe të brendshme që mund të përfshihen në dizajnin përfundimtar të prodhimit.
Detajet si çmimi dhe specifikimet e sistemit të fuqisë nuk janë njoftuar ende, por kompania premton se gjithçka rreth modelit të ri do të jetë “më e zhurmshme" se çdo superveturë tjetër në treg. /Telegrafi/


















































