LAJMI I FUNDIT:

Salah: Rivaliteti me Manchester Cityn na bën ekip më të mirë dhe na shtyen të punojmë më shumë

Salah: Rivaliteti me Manchester Cityn na bën ekip më të mirë dhe na shtyen të punojmë më shumë

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah ka thënë se rivaliteti që kanë me Manchester Cityn në Ligën Premier, e bën skuadrën e tij më të mirë dhe i shtyen ata të punojnë më shumë.

Ylli egjiptian tha për uebsajtin zyrtar të klubit se ai dhe bashkëlojtarët e tij e dijnë gjithmonë se dikush është duke pritur që ata të humbasin një ndeshje.

“Na bën neve një ekip më të mirë, na bën lojtar më të mirë dhe jam i sigurtë se edhe trajnerin e bën një trajner më të mirë gjithashtu”, ka thënë Salah.


Salah ka folur për rolin e tij si lider në ekipin e Liverpoolit, së bashku me lojtarët tjerë si Van Dijk, Robertson dhe Alisson.

“Ai më bën mua një trajner më të mirë” – Guardiola flet për homologun e tij Jurgen Klopp para përballjes me Liverpoolin
Lexo po ashtu “Ai më bën mua një trajner më të mirë” – Guardiola flet për homologun e tij Jurgen Klopp para përballjes me Liverpoolin

“Ne e kemi ndjerë. Unë, Virgil dhe djemtë e tjerë, Robbo dhe Ali se ne duhet të bëjmë një hap para dhe të përpiqemi të kemi kontrollin e gjithçkaje. Tren, gjithashtu, por ai është ende i ri sidoqoftë. Ne përpiqemi që secili të ndihet si në shtëpi dhe kemi një grup shumë të mirë”, u shpreh Salah.

“Mendoj se grupi është fantastik. Lojtarët janë të mirë dhe kanë karakter të mirë. Ata duan të punojnë shumë dhe të arrijnë diçka, gjë që është e mirë. Ne mundohemi t’i ndihmojmë ata. Ata duhet ta ndihmojnë vetveten dhe jam i sigurtë se na shohin neve se çfarë po bëjmë dhe mundohen të mësojnë”, shtoi 31-vjeçari.

Ai gjithashtu lavdëroi edhe partnerin e tij në sulm, Darwin Nunez, i cili iu bashkua Liverpoolit nga Benfica në afatin kalimtar veror.

Jurgen Klopp flet para takimit me Man Cityn: E shtuna ditë e vështirë, po përballemi me ekipin më të fortë në vitet e fundit
Lexo po ashtu Jurgen Klopp flet para takimit me Man Cityn: E shtuna ditë e vështirë, po përballemi me ekipin më të fortë në vitet e fundit

“Unë mendoj se ai e ka parë që unë gjithmonë e përcjell atë kur ai është duke vrapuar, unë mundohem t’i dhurojë asistime, mundohem t’i dhurojë topa, ai gjithmonë përpiqet të bëjë më të mirën dhe për shkak se të dy jemi të shpejtë, na bën që ta kuptojmë më mirë njëri-tjetrin në fushë”, deklaroi Salah.

Një fitore eventuale e Liverpoolit do të bënte që ata të kapin pozitën e parë në tabelën e Ligës Premier pas 13 xhirove të zhvilluara./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

La Liga
Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Liga e Kampionëve
Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Ligat tjera
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Premier League
Kalo në kategori