Pas një sezoni të shkëlqyer vitin e kaluar, Mohamed Salah po përballet me një fillim të vështirë në këtë sezon dhe është nën vëzhgim të rreptë, duke mos kaluar pa u vënë re nga mediat ndërkombëtare.

Sulmuesi i Liverpoolit, i cili mungoi në ceremoninë e djeshme të Topit të Artë Afrikan, ku u shpall fitues Achraf Hakimi i Paris Saint-Germain, ka marrë kritika të ashpra nga mediat afrikane për mungesën e tij.


Në Angli, Salah po përballet me kritikë për performancat e tij nën drejtimin e trajnerit Arne Slot. Pavarësisht se ka luajtur 16 ndeshje zyrtare këtë sezon (14 si titullar), statistikat e tij janë larg standardeve që e kanë karakterizuar gjatë karrierës së tij në Anfield.

Ai ka shënuar vetëm 5 gola dhe ka dhënë 3 asiste, shifra që konsiderohen të ulëta për një lojtar kyç si Salah.

Problemet e tij nuk janë vetëm në shifra, por edhe në mënyrën se si ndikon në lojën e ekipit.

Mediat gjermane, përfshirë ‘Sport Bild’, e kritikojnë atë për mënyrën se si po ndikon te Florian Wirtz, talenti i ri.

Sipas raportimeve, Salah po pengon zhvillimin e Wirtz në ekip, duke mos nxjerrë në pah lojtarët e rinj dhe duke u përqendruar kryesisht te bashkëlojtarët e përvojës.

“Është e habitshme që Salah nuk po ndihmon Wirtzin dhe lojtarët e tjerë të rinj të klubit, të cilët kanë kushtuar mbi 500 milionë euro në total”, shkruan ‘Sport Bild’.

“Ai po bëhet një problem për Liverpoolin dhe për Wirtzin, i cili është shpenzimi më i madh i verës me 140 milionë euro dhe pritet të udhëheqë ekipin në të ardhmen”.

Megjithatë, trajneri Slot dhe klubi vazhdojnë të kenë besim tek Salah dhe shpresojnë që ai të qëndrojë deri pas Kupës së Kombeve të Afrikës.

Pas kësaj periudhe, Wirtz do të ketë mundësi të zhvillohet plotësisht dhe të shfaqë potencialin e tij në fushë.

Situata aktuale e Salahu reflekton sfidat e një legjende që përballet me pritshmëri të larta dhe presion të madh, ndërkohë që e ardhmja e tij te Liverpooli mbetet një pikë diskutimi në mediat ndërkombëtare. /Telegrafi/

telegrafi sport app