Legjenda brazilian, Pele ka thur elozhe për yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah.

Ylli i Liverpoolit u zgjodh si lojtari më i mirë i vitit 2017 në Afrikë, duke fituar përball një konkurrencë të fortë.


Sulmuesi egjiptian pas paraqitjeve të mira me Romën, Liverpoolin dhe Kombëtaren e Egjiptit arriti t'i lë pas vetes Pierre-Emerick Aubameyang, Sadio Mane, Naby Keita dhe Victor Moses.

Pas zgjedhjes së tij si më i miri i vitit, urimet për të erdhën nga gjitha pjesët e botës dhe njerëz të njohur të futbollit.

salah 1 Salah është në formë jetësore këtë sezon (Getty Images)

I fundit që ka ardhur në drejtim të tij është ai nga legjenda brazilian, Pele, i cili e ka uruar Salahn për një vit të mrekullueshëm, teksa mezi pret ta shoh duke luajtur në Kampionatin Botëror.

“Urime Mohamed Salah! Ka qenë një vit i mrekullueshëm!"

"Vazhdo përpara dhe pres të të shoh të luash në skenën më të lartë të futbollit vitin e ardhshëm – në Kampionatin Botëror”, ka shkruar Pele në drejtim të yllit egjiptian.

Ndryshe, Salah që nga transferimi në verë te Liverpooli po gëzon super-formë ku ka shënuar plot 19 gola deri më tani, duke qenë njëri nga shënuesit më të mëdhenj në pesë ligat kryesore evropiane. /Telegrafi/

telegrafi sport app