Sulmuesi anësor, Mohamed Salah ka barazuar rekordin e ish-legjendës, Steven Gerrard, për numrin e asistimeve për Liverpoolin në ndeshjet e Ligës Premier.

Ylli egjiptian dha asistimin në ndeshjen kundër Sunderland të fituar 0-1, duke ekzekutuar një goditje nga këndi që bëri që mbrojtësi Virgil van Dijk të shënonte golin e vetëm të ndeshjes.


Ky ishte asistimi i 92-të i Salah në Ligën Premier për klubin nga Merseyside, duke barazuar numrin e asistimeve të bëra nga ish-kapiteni i Liverpoolit, Gerrard, gjatë karrierës së tij në Ligën Premier.

Përveç kësaj, Salah u ngjit në vendin e shtatë në tabelën e asistuesve më të mirë në histori të Ligës Premier, duke u barazuar me ish-mesfushorin e Manchester Cityt, David Silva.

Duhet theksuar se Salah gjithashtu regjistroi disa nga asistimet e tij në Ligën Premier ndërsa luante për Chelsean në të kaluarën. /Telegrafi/

telegrafi sport app