LAJMI I FUNDIT:

Sajkovski: Nga 2008 nuk ka pasur falsifikim të zgjedhjeve në Maqedoni

Sajkovski: Nga 2008 nuk ka pasur falsifikim të zgjedhjeve në Maqedoni

Ish anëtari në KSHZ, Vllatko Sajkoski, në një emsion debativ në TV Nova ka folur për Listat zgjedhore dhe se që nga 2008 nuk ka pasur parregullsi të zgjedhjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Në mënyrë të përsëritur kam thënë dhe përsëri do të përsëris, falsifikime t% zgjedhjeve në Republikën e Maqedonisë nga viti 2008 përderisa isha anëtar në KSHZ, nuk ka pasur’.


Ai ka shtuar se, ekzistonin përpjekje për falsifikim. Kishte situata ku persona të organizuar kanë kryer parregullsi të ndryshme, dhe situata që ishin vërtetë diskutabile nga ana e shumë pjesëmarrësve në garën zgjedhore.

‘Komisioni Shtetëror Zgjedhor i ka spikatur raportime e këtilla dhe në ato vende zgjedhjet janë zhdukur, ku përsëri është votuar dhe është arritur numri real për numrin e saktë për votat e fituara të çdo partie politike’, ka sqaruar Sajkoski. /Telegrafi/