Sadio Mane fiton çmimin si “Lojtari më i mirë afrikan”

Sadio Mane është zgjedhur “Futbollisti më i mirë afrikan i vitit 2019” duke e mposhtur në garë Mohamed Salahin dhe Riyad Mahrezin.
Ylli senegalez bëri paraqitje shumë të mirë me Liverpoolin, duke fituar Ligën e Kampionëve dhe duke shkëlqyer në Ligën Premier.
Ai është një nga lojtarët kryesor të sukseseve të Liverpoolit.
Mane la mbrapa shokun e skuadrës, Mohamed Salah dhe yllin e Manchester Cityt, Riyad Mahrez.
Dy vitet e kaluara, këtë çmim e ka fituar Mohamed Salah.
Në mbrëmjen gala nuk munguan as legjendat e mëdha të futbollit si Cafu dhe Samuel Eto’o.
Çmimet
Lojtar i vitit: Sadio Mane
Lojtarja e vitit: Asisat Oshoala
Lojtari i ri më i mirë: Achraf Hakimi
Skuadra e vitit: Onana, Aurier, Matip, Koulibaly, Hakimi, Gueye, Mahrez, Zyech, Salah, Aubameyang, Mane.
Goli i vitit: Mahrez (Goditja e dënimit në gjysmëfinalen e Kupës së Kombeve të Afrikës)
Trajneri i vitit: Djamel Belmadi
Trajneri i vitit për futbollin e femrave: Diseree Ellis
Ekipi i vitit: Algjeria
Kipi i vitit për femra: Kameruni
/Telegrafi/


















































