Sabri Fejzullahu dhe Sinan Vllasaliu kanë lansuar klipin e këngës “Shqipëri Etnike”.

Kënga ritmike flet për nacionalizëm dhe bashkimin e shqiptarëve, e cila është në një vije me këngët e fundit që gjithandej trojeve shqiptare po lansohen, transmeton Telegrafi.


Pjesë e videos s ë këngës janë edhe figurat kryesore kombëtare si Ismail Qemali, Skënderbeu, Adem Jashari, Ibrahim Rugova.

Kujtojmë se kohë më parë edhe dyshja shqiptare Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi kishin sjellë në tregun shqiptar një këngë patriotike të titulluar “Kuq e zi ”. /Telegrafi/