Këngëtari i njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

"Dashni" mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.


Teksti është shkruar nga Fadil Topalli me muzikë dhe orkestrim nga Arti Rec.

Screenshot 6 7 Foto: Screenshot/YouTube

Klipi në ndërkohë u realizua në Prizren nga produksioni XL Films.

Përkundër moshës, Fejzullahu po vazhdon të jetë shumë i angazhuar me projekte.

Ai gjithashtu është shumë i kërkuar nëpër mbrëmje dhe ahengje muzikore. /Telegrafi/