LAJMI I FUNDIT:

Sabit Geci: Të gjithë bashkëluftëtarët po i frikësohen Speciales (Video)

Sabit Geci: Të gjithë bashkëluftëtarët po i frikësohen Speciales (Video)

I ftuar në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, Sabit Geci, ish- komandant i Zonës Operative të Drenicës ka rrëfyer versionin e tij për luftën dhe kontributin në UÇK si dhe lidhjet e tij me Adem Jasharin.

Duke folur për Gjykatën Speciale, Geci u deklarua kundër kësaj gjykate, e cila sipas tij nuk gjykon kriminelët e vërtetë.


Tha se nuk duhet bashkëpunuar me të.

“Pranoj vdekjen, e pafytyrësinë nuk e pranoj… Për mua, ai që bashkëpunon me këta (Gjykatën Speciale), është si me bashkëpunua me ata që kanë shkua. Gjemani një ushtarë të UÇK-së që ka bërë krime, unë marr përsipër dënimin e tyre. Është Gjykatë shumë palidhje, nuk merren me ata që kanë kryer krime, merren me viktimat”, deklaroi Sabit Geci.

Geci tha se ai nuk ka pranuar ftesë nga Specialja, mirëpo shtoi se të gjithë bashkëluftëtarët e tij po i frikësohen kësaj gjykate.

“Shumë janë duke u frikësuar. Të gjithë janë duke u frikësuar. Vetëm muhabete i kanë se të gjithë janë duke u frikësuar”, tha Geci.

Duke folur për gjykimet ndaj tij, Geci tha se të gjitha proceset gjyqësore të pasluftës janë të montuara. Mes tjerash shtoi se raporti i Dick Martyt është i bazuar në shpifjet e një shqiptari që ia ka thënë senatorit zviceran.

Emisioni “Debat Plus” me Ermal Pandurin transmetohet sonte në RTV Dukagjini nga ora 20:30.

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori