LAJMI I FUNDIT:

Sa vitaminë D merrni për gjysmë orë rrezitjeje?

Sa vitaminë D merrni për gjysmë orë rrezitjeje?
Foto: Shutterstock

Rrezet e diellit janë gjithashtu përgjegjëse për sintezën e vitaminës D, e cila na mbron, ndër të tjera, nga zbutja e kockave dhe osteoporoza

A e dini se gjatë 30 minutave të ekspozimit në diell, lëkura prodhon aq vitaminë D sa mund të gjendet në 200 gota qumësht?


Por kjo nuk është aspak e gjitha, shkruan Cosmopolitan, përcjell Telegrafi.

A e dini se ne jemi në një humor më të mirë gjatë ditëve me diell?

Rrezet e diellit rrisin nivelin e serotoninës – hormonit përgjegjës për humorin e mirë. Kjo substancë e trurit që ju jep energji, ju ndihmon të jeni të qetë, pozitiv dhe të fokusuar.

Prania e ditëve të lehta dhe të gjata me diell rrit nivelin e testosteronit dhe me këtë hormon edhe epshi dhe dëshira për të bërë seks rritet.

Rrezet e diellit janë gjithashtu përgjegjëse për sintezën e vitaminës D, e cila na mbron, ndër të tjera, nga zbutja e kockave dhe osteoporoza.

Dielli gjithashtu na bën të bukur.

Kjo është arsyeja që mezi presim këtë periudhë ndriçimi. Shijoni ditët e bukura për të qenë pak më shumë jashtë duke bërë disa hapa, të cilat janë të mira për shëndetin tonë, por edhe për disponimin tonë.

Mos merrni shumë Diell

Shumë kohë jashtë pa mbrojtje, jo vetëm që rrit mundësinë e kancerit të lëkurës, por bën që ta merrni atë më shpejtë, duke shkaktuar rrudha dhe pika të errëta në lëkurë. /Telegrafi/