LAJMI I FUNDIT:

Sa vetura i prodhojnë brenda një minute kompanitë gjigante?

Sa vetura i prodhojnë brenda një minute kompanitë gjigante?

Pothuajse 100 milionë makina të reja prodhohen çdo vit në botë.

Individualisht, Kina është larg prodhuesi më i madh i makinave në planet, me rreth 25.7 milionë automjete të prodhuara në vit, shkruan faqja MoneyShake.com.


48.9 makina prodhohen në këtë vend çdo minutë. Kjo është më shumë se në tre vendet e ardhshme të kombinuara – SHBA (20.7), Japoni (18.4) dhe Gjermani (8.9), transmeton Telegrafi.

Kur bëhet fjalë për ndërmarrjet e makinave, shumica e automjeteve prodhohen në një minutë në impiantet e Toyota (19.9), dhe më pas në fabrikat e Volkswagen Group (19.8).

E treta është grupi automobilistik i Koresë së Jugut Hyundai, me 13.7 makina të prodhuara në minutë. I katërti është General Motors (13) dhe i pesti është Ford (12.2).

Pasohet nga Nissan (11), i cili renditet veçmas në këtë listë edhe pse është në një grup me kompaninë franceze Renault, e ndjekur nga Honda (10), FCA (8.8), Renault (7.9) dhe PSA (6.9). /Telegrafi/