LAJMI I FUNDIT:

Sa do të ndikojë fushata zgjedhore në rezultatin zgjedhor?

Sa do të ndikojë fushata zgjedhore në rezultatin zgjedhor?

Edhe pse deri sot fushata nuk kishte nisur zyrtarisht, kandidatët gjenin mënyrë që t’i paraqesin qëndrimet dhe pikëpamjet e tyre para qytetarëve.

Eurointegrimet, marrëveshja e Prespës dhe ekonomia sipas analistëve do të jenë tema që do të dominojnë në fushatën 20 ditore të kandidatëve presidenciale, Reka, Siljanovska Davkova dhe Pendarovski. Analisti politik Agim Jonuz pret që te të tre kandidatët të dominojë retorikë negative. Sipas tij, takimet me qytetarët nuk do të ndikojnë në qëndrimin e votuesve, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Partitë politike nuk zbulojnë se sa do të shpenzojnë në fushatë zgjedhore
Lexo po ashtu Partitë politike nuk zbulojnë se sa do të shpenzojnë në fushatë zgjedhore

Vetë sloganet e kandidatëve do të udhëheqin fushatën presidenciale, sipas Jonuz, qartësisht tregon se në çfarë do të bazohet retorika e kandidatëve.

Të drejte vote në këto zgjedhje presidenciale kanë 1.808.131 votues, ndërsa për të qenë zgjedhjet e suksesshme, në rrethin e dytë më 5 maj duhet të dalin së paku 40% prej tyre, përkatësisht 723.000 votues./Telegrafi/