LAJMI I FUNDIT:

Sa shumë ka rëndësi mosha në një lidhje

Sa shumë ka rëndësi mosha në një lidhje

Kur është fjala për lidhjet serioze, ka disa rregulla të pathëna rreth asaj se sa është e pranueshme diferenca në moshë mes partnerëve.

Nëse jeni mashkull dhe jeni në lidhje me një moshatare të tuajën apo me dikë që është pak vjet më e re, atëherë kjo konsiderohet normal, transmeton Telegrafi.


Por, nëse jeni në lidhje me dikë që është të paktën një dekadë më e re, nuk është se konsiderohet aq normale.

Dhe, kur jeni mashkull dhe jeni në lidhje me një grua më të vjetër se ju, qëllimet tuaja mund të mos duken edhe aq të pafajshme…

Por, sa ka në të vërtetë rëndësi mosha në një lidhje?

Ka rëndësi mosha e trurit

Truri jonë zhvillohet derisa t’i mbushim 25 vjet, thonë ekspertët. Pra, nëse një 29-vjeçar është në lidhje me një 23-vjeçare, atëherë personi i asaj është ende duke u zhvilluar, madje mund të ndryshojë pak, që do të thotë se kjo ka ndikim në lidhje.

Pra, nëse jeni në lidhje me një person që ende e ka trurin në zhvillim, lidhja e juaj mund të ndryshojë shumë përgjatë vjetëve.

Niveli i energjisë dhe shëndeti janë më të rëndësishme sesa një numër

A i keni parasysh disa njerëz që thonë, “ndihem shumë më i ri se ç’jam në të vërtetë”. Epo, kjo mund të jetë e vërtetë.

Ekspertët thonë se mund të jenë tri mosha të ndryshme: mosha kronologjike e cila i referohet kohës se sa gjatë është gjallë një person; mosha biologjike që i referohet asaj se si duket dhe ndihet trupi i saj; dhe mosha psikologjike i referohet pjekurisë, intelektit dhe përvojës jetësore që ka personi.

Kështu, nëse jeni në lidhje me një person shumë më të vjetër por është i/e shëndetshme dhe ‘fit’, atëherë nuk keni nevojë të brengoseni për çështjet tjera sepse nivelet e energjisë i keni të njëjta.

Edhe nëse jeni në lidhje me dikë shumë më të re, por është i/e pjekur emocionalisht, atëherë mosha e tyre psikologjike mund të jetë në përputhje me moshën tuaj.

Dashuria nuk është gjithçka që ju nevojitet, por ka rëndësi më së shumti

Në fund t fundit, është lidhja që e keni me personin tjetër ajo që ka më shumë rëndësi sesa qirinjtë në tortën e ditëlindjes.

Përderisa keni përputhje në personalitet, ekspertët thonë se mosha mund të mos jetë edhe aq faktor i rëndësishëm. /Telegrafi/